Veljanoski u takua me ambasadoren e sapoemëruar të Kroacisë Barishiq

Shkup, 17 gusht 2015 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoskit sot pati takim protokollar me ambasadoren e sapoemëruar të Republikës së Kroacisë në Republikën e Maqedonisë, Daniella Barishiq.

Dy bashkëbiseduesit, siç kumtoi Kabineti i Veljanoskit, kanë shprehur bindjen se bashkëpunimi i deritanishëm i suksesshëm edhe më tej do të vazhdojë përmes realizimit të projekteve të reja të përbashkëta.

Veljanoski ka theksuar se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Kroacisë kanë bashkëpunim të shkëlqyer bilateral dhe se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe Sabori kroat kanë bashkëpunim të frytshëm të të gjitha niveleve, me mundësi në të ardhmen të rritet intensiteti i takimeve të realizuara, si në nivelin e kryetarëve të parlamenteve ashtu edhe në nivelin e grupeve të deputetëve për bashkëpunim dhe komisioneve parlamentare.

Dy bashkëbiseduesit janë pajtuar se është e nevojshme që të intensifikohet bashkëpunimi ekonomik, i cili siç kanë theksuar, paraqet sfidë për ambasadoren viteve të ardhshme të mandatit në Republikën e Maqedonisë.

Në takim është folur edhe për situatën aktuale politike në Republikën e Maqedonisë si dhe për punën vijuese të Kuvendit.

Gjithashtu, është folur edhe për sfidat me të cilat ballafaqohet shteti ynë në lidhje me eurointegrimet. Barishiq ka theksuar se Republika e Kroacisë gjithmonë e ka potencuar nevojën për inkuadrimin sa më të shpejtë të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Bashkëbiseduesit janë pajtuar se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është me rëndësi kyçe për stabilitetin dhe prosperimin e rajonit dhe Evropës në tërësi.

Veljanoski e ka potencuar transparencën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim dhe komunikim të vazhdueshëm me Ambasadën e Republikës së Kroacisë për të gjitha çështjet me interes të përbashkët.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail