ESPA prezanton projekt për TV internet ballkanik në forumin civil në Vjenë

Shkup, 27 gusht 2015 (MIA) - Projekti dyvjeçar shkencoro-kërkimor SEE IP ART TV, në të cilin janë inkuadruar një numër i madh profesorësh nga Universiteti për art audiovizual ESPA dhe ekspertë nga Evropa dhe Ballkani u prezantua  në Forumin civil të Samitit për Ballkanin Perëndimor në Vjenë. 

Projektin e paraqiti rektori i Universitetit për art audiovizual Jordan Plevnesh, i cili sqaroi se SEE IP ART TV është menduar si një televizion i cili do të transmetohet në internet dhe do t'i lidhë sistemet kulturore dhe arsimore të Ballkanit dhe vendeve të Evropës Juglindore. 

Përndryshe, rektori Plevnesh  në Forumin civil në Vjenë e prezantoi edhe projektin "Ura audiovizuale të Evropës Juglindore", përmes përvojave të Festivalit të Evropës Juglindore në Paris (SEE a Paris) dhe në Berlin (SOE in Berlin).

Forumi civil në Vjenë është pjesë e Samitit për Ballkanin Perëndimor në kryeqendrën austriake në të cilin  përfaqësuesit e shoqërisë civile mund të shfaqnin shqetësimet e tyre dhe të formulojnë kërkesa konkrete drejtuar përfaqësuesve të lartë të BE-së, vendeve anëtare dhe qeverive të vendeve të rajonit. Temat e bisedimit  ishin krijimi i vendeve të reja të punës dhe mirëqenia, ndërtimi i  kulturës në bashkëpunimi rajonal dhe liria e fjalës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail