Kurc deri te Greqia: Është e tuprshme që një vend anëtar i BE-së lëshon mijëra migrantë në ditë

Vjenë, 27 gusht 2015 (MIA) - Është turpshme që një shtet i BE-së lidhet me lëshim të mijëra emigrantëve në ditë, theksoi shefi austriak i diplomacisë Sebastian Kurc për problemin me migrantët ilegal në kuadër të Samitit për vendet e Ballkanit Perëndimor me BE-në që po mbahet në Vjenë, gjatë sesionit ministror në të cilin morën pjesë ministrat e punëve të jashtme të shteteve të rajonit, të Gjermanisë dhe disa vendeve tjera të BE-së, si dhe përfaqësues të KE-së.

 "Ne si BE duhet t'ua shpjegojmë vendeve të cilat nuk bëjnë pjesë në grupin tonë se si duhet t'i bëjnë punët dhe duhet të jemi vetëkritikë se është e turpshme që një shtet i BE-së lidhet me lëshim të mijëra migrantëve në ditë. Kjo është e trupshme dhe ne si BE duhet të ndërmarrim masa kundërshtuese për shkak se kjo është e papranueshme prë Maqedoninë, ndërsa pastaj edhe për Serbinë dhe Hungarinë ku dërgohen mëtej refugjatët", th Kurc në mesazhin e dedikuar deri te Greqia.

Ai në cilësinë e nikoqirit të Samitit foli edhe për përfitimin nga transporti i migrantëve nga një vendkalim kufitar në një tjetër me taksi automjete për çmim dhjetë herë më të lartë për migrantët dhe për nevojën për, sipas tij, ndryshime sistematike të cilat do ta pengonin këtë në të ardhmen.

"Kur e shohim këtë, konsideroj se duhet të mendojmë për ndryshim të sistemit i cili do t'i pengonte këto gjëra mëtej. Ndoshta këto do të ishin sisteme për kërkim të azilit drejtëpërdrejtë në mjediset prej nga vijnë migrantët, ndërsa nëse migrantët, megjithatë duhet të fluturojnë në Evropë, kjo të jetë rrugë e sigurt", theksoi ministri Kurc.

Në fjalimin përhsëndetës kancelari austriak Verner Fajman theksoi se qëllimi i Samitit është përparimi i vazhdueshëm i proceseve integruese të cilat janë të rëndësishme edhe për Bashkimin Evropian, por edhe për përparimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa lidhur me problemin me migrantët ilegal theksoi se nevojitet aksion i përbashkët.

Nevojitet, theksoi, angazhim i përbashkët dhe i koordinuar i BE-së dhe shteteve të cilat i preokupon kjo dukuri. Pa sistemim të përgjegjësive, sigurim dhe kontroll të kufijve, nuk do të zgjidhet kriza, për këtë arsye nevojitet vendosmëri në zgjidhjen e këtyre sfidave, porositi kancelari Fajman.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail