Gruevski: Vazhdon ndërtimi i 126 kilometrave rrugë të shpejtë në vlerë prej 276 milionë euro

Dojran, 31 gusht 2015 (MIA) - Projekti për rrugët e shpejta po zhvillohet shkëlqyeshëm. Në një pjesë të rrugëve në vijim janë aktivitetet ndërtimore, ndërsa për ato që nuk janë filluar, përgatitjet janë në fazën e përfundimit, deklaroi në Dojran kryeministri Nikolla Gruevski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Ai paralajmëroi se muajin e ardhshëm fillon rikonstruimi esencial i rrugës Gjevgjeli - Smokvicë në gjatësi prej 10,5 kilometra për të cilën janë investuar shtatë milionë euro, ndërsa nga nëntori-dhjetori pritet të fillojë edhe ndërtimi i rrugës së shpejtë Gradsko - Prilep me katër korsi, si dhe i rrugës nga Rankovca deri në Kriva Pallankë.

"Në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm duhet të fillojë edhe ndërtimi i rrugës Ohër - Peshtan dhe rrugës Koçan - Shtip me katër korsi, si dhe rrugës Radovish - Shtip gjithashtu me katër korsi", tha Gruevski.

Për momentin në fazë të thellë të zgjerimit është edhe rruga rajonale nga Velesi deri në Shtip, e cila duhet të kalojë në rrugë të shpejtë.

"Të gjithë këto projekte vlejnë rreth 276 milionë euro, mjete të rëndësishme për rreth 126 kilometra rrugë të cilat do të jenë në dobi të madhe jo vetëm për qytetarët nga ky rajon, por edhe për gjithë shtetin sepse ato janë rrugë përmes të cilave udhëtojnë njerëz nga i gjithë shteti, ndërsa gjithashtu edhe të huaj", vlerësoi kryeministri Nikolla Gruevski.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail