Shpallje për dhënie me qira të tokës bujqësore shtetërore deri në tre hektarë

Shkup, 1 shtator 2015 (MIA) - Ministria e  Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave sot publikoi dy thirrje publike për dhënie me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore për sipërfaqe deri në 3 hektarë.

Thirrjet u deidkohen disa rajoneve edhe atë: Berovë, manastir, Vallandovë, Veles, Vinicë, Gjevgjeli, Gostivar, Dibër, Dellçevë, Demir Hisar, Kavadar, Kërçovë, Koçan, Kriva Pallankë, Kratovë, Krushevë, Kumanovë, Makedonski Brod, Negotinë, Ohër, Sveti Nikollë, Strugë, Strumicë, Prilep, Probishtip, Radovish, Resnjë, Tetovë, Shtip, Karposh, Kisella Vodë, Gazi Babë dhe Çair.

"Sipërfaqja maksimale për të cilën mund të aplikojë një ofertues është 3 hektarë. Në qoftë se lëndë e ofertës është tokë bujqësore në të cilët janë ngritur të mbjella shumëvjeçare të njejtat duhet të jenë me vjetërsi të paktën tre vite. Qiraja është në kohëzgjatje prej 15 deri në 70 vjet në varshmëri nga aktiviteti dhe kultura bujqësore e cila do të kultivohet", informon MBPEU.

-Të drejtë pjesëmarrjeje kanë persona vendorë dhe të huaj, fizikë dhe juridikë.  Personat fizikë duhet të jenë të regjistruar ushtrues të veprimtarisë bujqësore ose të regjistruar në regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore ose të jenë tregtarë individë të cilët prodhimtarinë bujqësore ose përpunimin e prodhimeve primare bujqësore e kanë veprimtari kryesore.

-Përzgjedhja e ofertuesit më të volitshëm janë largësia e vendit të jetesës, qiraja e ofruar vjetore për një hektar dhe statusi juridik i ofruesit. Shuma më e ulët e qirasë vjetore për një hektar e cila mund të ofrohet është në shumë të qirasë mesatare vjetore në rajon për dhënie të tokës bujqësore në pronësi shtetërore me qira të arritur tre viteve të fundit.

Për shpalljen për sipërfaqe mbi 3 hektarë, krahas dokumenteve tjera ofertuesit duhet të dorëzojnë elaborat gjeodet dhe garancë bankare për pjesëmarrje në procedurë.

-Ofertat dorëzohen në afat prej 30 ditësh nga dita e publikimit të shpalljes publike në gazetat ditore.

Informata plotësuese ofertuesit mund të marrin nga Ministria e Bujqësisë, pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në telefonin 02/313-44-77 ose në ueb faqen e Ministrisë www.mzsv.gov.mk.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail