U lëshohen 814 vërtetime emigrantëve

Shkup, 1 shtator 2015 (MIA) - Gjithsej 814 vërtetime u janë dhënë shtetasve të huaj në periudhën prej orës 8 dje deri në orën tetë të mëngjesit të sotëm. Nga numri i përgjithshëm 513 janë të gjinisë mashkullore, 112 janë të gjinisë femërore, 164 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si edhe 25 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për shtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit.

Numri më i madh janë persona nga Siria - 755, Afganistani - 50, Pakistani dhe gjashtë dhe prej vendeve të tjera janë në numër më të vogël.

Në periudhën prej më 19 qershor të këtij viti deri më sot u janë dhënë vërtetime 53.571 shtetasve të huaj, prej të cilëve 36.930 janë të gjinisë mashkullore, 7.336 janë të gjinisë femërore, 8.338 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 967 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është lëshuar vërtetim për qëllimin e shtrimit të kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit.

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të shumtë janë shtetasit e Sirisë - 43.478, më pas Afganistanit - 2.825, Irakut-2.477, Pakistanit-1.622, Palestinës-694, Somalisë-564, Bangladeshit-360, Kongos-310, Nigerisë-188, Kamerunit-158, Eritresë-142, Etiopisë-109, ndërsa të tjerët janë në numër më të vogël.

Nga fillimi dhënies së vërtetimeve deri më sot në Sektorin për azil janë dorëzuar 49 kërkesa për njohjen e të drejtës së azilit në bazë të një vërtetimi të lëshuar paraprakisht, me ç'rast 36 kërkesa janë të shtetasve të Sirisë, prej tyre 10 janë fëmijë, më pas tre kërkesa nga shtetas nga Pakistani dhe Afganitani prej tyre katër janë fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, nga dy kërkesa prej shtetasve të Marokut, Algjerisë dhe Irakut (njëra prej kërkesave është për fëmijë) dhe një krëkesë është e një shtetasi të Egjiptit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail