Kriza e refugjatëve njëra nga temat kryesore të Konferencës ndërkombëtare për siguri në Ohër

Ohër, 18 shtator 2015 (MIA) - Aspektet e sigurisë së krizës aktuale të refugjatëve në rajon pa mëdyshje do të jetë çështha qendrore që do të përpunohet në konferencën dyditore të quajtur "Paradigma dhe sfida moderne të sigurisë: teori dhe praktikë", që në organizim të Institutit për siguri, mbrojtje dhe paqe pranë Fakultetit Filofozik në Shkup mbahet në Ohër.

Drejtuesi i Institutit për siguri, mbrojtje dhe paqe nga Shkupi, Oliver Bakrevski në lidhje me krizën theksoi se më të vërtetë bëhet fjalë për çështje komplekse drejt së cilës qaset seriozisht jo vetëm Instituti, por edhe Republika e Maqedonisë dhe të gjitha institucionet e saj.

Për profesoreshën Lidija Çehuliq-Vukadinoviq nga Fakulteti për shkenca politike nga Zagrebi, Evropa është treguar totalisht e papërgatitur për krizën më të madhe humanitare që kohëve të fundit ka ndodhur në marrëdhëniet ndërkombëtare bashkëkohore.

Ajo vërejti se Evropa sërish është e ndarë në dy grupe kryesore të shteteve, nga të cilat njëra e kryesuar nga Gjermania, e cila angazhohet për zgjidhje më efikase, më të shpejtë dhe më humane të krizës dhe tjetri i kryesuar nga shtetet e Grupit të Vishegradit, të cilat hapur paraqiten me qëndrimin se dëshirojnë t'i pranojnë refugjatët.


Kriza humanitare, sipas saj, nuk do të zgjidhet në afat të shpejtë, por me çështjen për krizat e migrimit do të jetojë edhe BE edhe bashkësia ndërkombëtare, ajo duhet të bëhet pjesë nga politika zyrtare, në drejtim të integrimit sa më të shpejtë të të gjithë refugjatëve në shoqëri, nëse duhet paqe afatgjate në hapësirat evropiane.

Për profesorin Zoran Kekoviq nga Fakulteti për siguri pranë Universitetit në Beograd, shtetet nga Ballkani Perëndimor sërish janë të detyruara të merren me probleme të gjeneruara në vende tjetër, ndërsa pritjet prej tyre janë të punojnë në pengimin e eskalimit të problemit dhe implikimet e saj të sigurisë në rajon.

Mes tjerash ai theksoi se vendet të cilat nuk janë anëtare të BE-së ballafaqohen me shumë tundime, para se gjithash për shkak të fuqisë së dobët ekonomike Problemi, sipas tij, do të duhet të zgjidhet në nivel më të gjerë, madje edhe jashtë nga kornizat e BE-së, ndërsa nëse BE-ja vendimin e kërkon përmes mbylljes së kufijve, krijohet kërcënim sigurie në kufijtë e saj, që siç theksoi nuk është në interes të Brukselit.

Kekoviq theksoi se problemi me krizën është shumë dimensional, me dimensione politike, ekonomike, social dhe sigurie, por me theksimin se ka edhe biznes-dimension, prej këtu ekzistojnë shumë individë dhe grupe të cilët fitojnë në brengën e refugjatëve.

Në tubimin e organizuar me rastin e 40-të vjetorit nga formimi i Institutit do të mbahen 18-të panel-diskutime ndërsa me studimet e tyre dhe punimet shkencore do të prezantohen më shumë se 120 pjesëmarrës nga Maqedonia, Irlanda, Suedia, Spanja, Italia, Sllovakia, Bullgaria, Sllovenia, Kroacia, Serbia, Austria. Letonia, Ruanda, Greqia, Shqipëria, Polonia, Mali i Zi, Shri Lanka, Bosnja e Hercegovina.

Qëllimi i konferencës është t'i mbledhë në një vend punonjësit shkencor dhe opinionin profesionist nga Republika e Maqedonisë dhe jashtë vendit për shkak të kërmbimit të mendimeve dhe perspektivave  për çështjet më të rëndësishme lidhur me sigurinë në botë në shekullin 21, përmes qasjes interdisplinare gjegjësisht dialogut mes shkollave disiplnare dhe shkollat e ndryshime të mendimit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail