Neziri:Transportuesit deri më tani nuk kanë denoncuar dëme nga bllokada e kufirit kroato-serb

Shkup, 29 shtator 2015 (MIA) - Deri më tani nuk ka paralajmërim dhe nuk është denoncuar se dikush nga transportuesit ka pësuar dëme nga bllokada e kufirit kroato-serb, deklaroi ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri duke u përgjgijur në pyetjen e gazetarëve nëse do të dëmshpërblehen transportuesit e Maqedonisë.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për aktivitetet në rast se Kroacia vendos tërësisht ta mbyllë kufirin, Neziri tha se Ministria e Ekonomisë i përcjell të gjitha hapat dhe se është e gatshme për çfarëdo qoftë skenari.

"Kroacia është anëtare e Bashkimit Evropian dhe shpresoj se BE-ja nuk do të lejojë mbyllje hermetike të kufirit. Si shtet dhe si Ministri në mënyrë aktive i përcjellim të gjitha hapat dhe jemi të gatshëm për çfarëdo qoftë skenari që do të dalë nëse mbyllet ai kufi", deklaroi Neziri.

Sipas ministrit Neziri, nëse shteti, i cili është anëtar i BE-së e mbyll kufirin ka edhe fonde evropiane, të cilat do të kontribuojnë që dëmet të mbulohen.

"E përcjellim çdo aktivitet dhe do të jemi këtu për çfarëdo skenari që do të mund të ndodhë, por mendoj se mbyllje hermetike të kufirit nuk do të ketë", deklaroi Neziri.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail