Takim i gjeneralëve Veliçkovski dhe Selva në Uashington

Shkup, 30 shtator 2015 (MIA) - Në suaza të vizitës zyrtare të Forcave të armatosura (FA) në SHBA, kryeshefi i SHM-së të ARM-së  gjeneral-nënkoloneli Metodija Veliçkovski dje në Uashington u takua me zëvendëskryeshefin e Shtabit shoqërues të FA-së të SHBA-së gjeneral Paul Selva.

Në takimin në Pentagon, kumtoi sot MM, gjenerali Veliçkovski ka shprehur falënderim për përkrahjen të cilën ARM-ja e merr nga FA e SHBA-së, duke e vlerësuar bashkëpunimin bilateral mes të dy armatave si jashtëzakonisht të frytshme dhe të gjithanshëm, të ndërtuar ndaj partneritetit të sinqertë shumëvjeçar.

Kryeshefi i SHM-së të ARM-së ka theksuar se SHBA-ja paraqet partner strategjik të Republikës së Maqedonisë, me ç'rast ka shprehur pritje për vazhdim të përkrahjes nga SHBA-ja për anëtarësim me të drejtë të plotë në NATO të Republikës së Maqedonisë, duke u bazuar edhe në faktin se ARM-ja i ka arritur standartet e nevojshme të Aleancës që është konfirmuar edhe me pjesëmarrjen shumëvjeçare në operacionet paqësore të udhëhequra nga NATO, BE dhe KB.

Gjenerali Selva ka theksuar se SHBA-ja e përkrah përkushtimin e Republikës së Maqedonisë në ndërtimin e kapaciteteve ushtarake dhe aftësitë sipas standarteve të NATO-s,  dhe përmes fondeve dhe programeve të ndryshme do të përkrahet ndërtimi  dhe zhvillimi profesional i trupit të oficerëve të ARM-së, si dhe stërvitjet, trajnimi dhe procesi i modernizimit.

Të dy oficerët kanë shprehur kënaqësi nga zhvillimi i programit të partneritetit për bashkëpunim në ARM me gardën kombëtare të Vermondit, e cila në 20 vitet e fundit ka dhënë  rezultate të mëdha në arritjen e standarteve të NATO-s, por edhe në pjesën e sistemimit të përbashkët të forcave në mision.

Në Pentagon, para nikoqirëve, nga ana e kryeshefit të SHM-së të ARM-së janë prezantuar edhe prioritetet në zhvillimin e ARM-së dhe përvojat nga pjesëmarrja në misionet paqësore ndërkombëtare.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail