Poposki u takua me Lavrovin në Nju-Jork

Shkup, 30 shtator 2015 (MIA) - Shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Poposki në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, realizoi takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse Sergej Lavrov, njoftoi sot MPJ-ja e Maqedonisë.

Marrëdhëniet bilaterale mes të dy vendeve, thellimi i bashkëpunimit Rusi-Maqedoni edhe bashkëpunim tregtar dhe implementimin i projekteve të përbashkëta në sistemin energjetik kanë qenë temat  në të cilat kanë biseduar Lavrov dhe Poposki.

Ministrat e Punëve të Jashtme të Rusisë dhe Maqedonisë, siç njoftoi MPJ-ja ruse, kanë këmbyer mendime edhe situatën në Ballkan edhe tema tjera aktuale nga marrëdhëniet ndërkombëtare. Në takim, Poposki e ka ftuar Lavrovin ta vizitojë Republikën e Maqedonisë.

"Kemi tema për të biseduar. Duhet ta shqyrtoj plan-agjendën time, e cila është shumë e ngjeshur dhe shpesh ndryshohet" tha Lavrov ndërsa Poposki duke i konfirmuar ka theksuar se do të jetë i lumtur nëse së shpejti e sheh në Shkup, transmeton agjencia ruse TASS.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail