Konferenca e tetë nacionale për kancerin në gji

Shkup, 1 tetor 2015 (MIA) - Përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, të Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe specialistë nga klinikat spitalore private dhe shtetërore, do të kenë ligjërata për kancerin dhe metodat e shërimit në Konferencën e tetë nacionale për kancerin në gji, që do të mbahet sot në Shkup.

Mes oratorëve të konferencës, ashtu siç informojnë organizatorët, është edhe Kapi Polk Bejli, gruaja e ambasadorit të SHBA-së në Republikën e Maqedonisë.

Në iniciativën e Shoqatës "Luftë për çdo ditë të re", e cila numëron 13 filiale nga i gjithë vendi, në forum për herë të parë do të nënshkruhet memorandum për bashkëpunim me disa organizata joqeveritare të cilat veprojnë në fushën e luftës kundër kancerit.

Me nënshkrimin e memorandumit, paralajmërohet edhe krijimi i Lidhjes së organizatave të pacientëve, në të cilin mund të përfshihen edhe shoqatat e tjera. Njëherit, viti 2016 do të shpallet si vit i luftës kundër kancerit në Maqedoni, me çka organizatat joqeveritare do të inicojnë formim të strategjisë kombëtare  në fushën e shëndetësisë dhe mbrojtjes shëndetësore  me theks të veçantë në sëmundjet malinje, përmirësimin e kushteve dhe cilësinë e jetës së pacientëve me sëmundje malinje dhe sëmundje të tjera, sigurimin e buxhetit të veçantë për sëmundjet onkologjike dhe qëllime të tjera kyçe.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail