VMRO-DPMNE: Nervoza dhe frika nga dështimi në zgjedhje është gjithnjë e më e dukshme në LSDM

Shkup, 1 tetor 2015 (MIA) - Gjithnjë e më e dukshme është nervoza dhe frika nga disfata në zgjedhjet që mbizotëron në LSDM, thuhet nër eagimin e VMRO-dDPMNE-së ndaj deklaratës së Zoran Zaevit lidhur me negociatat për Kodin zgjedhor.

"Siç afrohet prilli LSDM-ja gjithnjë e më shumë do të kërkojë pretekse, dhe do të komplotojë vendime me të cilat do të dëshirojë ta mbulojë mbështetjen e dobët nga qytetarët. Ky skenar tashmë është parë dhe është dënuar me disfatë me të cilën dukshëm paradokohe janë pajtuar në LSDM", thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Nga partia njëherit vlerësojnë edhe se Zaevi sot e ka sendërtuar një prej gënjeshtrave më të mëdha të LSDM-së që nga një i punësuar nga çdo familje me premtimet e reja se do të sigurojë të ardhura nga 850 euro për çdo familje.

"Pasi që LSDM-ja përjetoi fiasko me gënjeshtrën që për nga një të punësuar nga çdo familje, strategët e kësaj partiae me këmbëgulësi dëshirojnë të tregojnë se nuk mësojnë nga gabimet personale dhe hyjnë nga një gënjeshtër në gënjeshtër tjetër, kësaj radhe nga 850 euro të ardhura për çdo familje. As Zaevi dhe LSDM-ja nuk do të sigurojnë mjete e as madje LSDM-ja mundet të krijojë klasë të mesme. Me përsëritjen dhe zgjerimin e gënjeshtrrave është e qartë se as optimistët më të mëdhenj nga udhëheqësia e LSDM-së nuk presin fitore në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa dëshirojnë që me premtime maksimalisht populiste pa mbulesë të marrin sa munden nga fondi i votuesve në Maqedoni, në mënyrë të paturpshme duke e gënjyer popullin e tij në sy", qëndron në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Sipas partisë, paidejshmëria dhe mungesa e vendimeve konkrete e LSDM-së i fut në dëshpërim të shpikin zgjidhje të këtilla joreale dhe të pasinqerta për përmirësim të standardit të qytetarëve në Maqedoni.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail