Ademi: MPB me urgjencë të zbardh rastin e helmimit të nxënësve në "Arseni Jovkov"

Shkup, 1 tetor 2015 (MIA) - Një ditë pas helmimit të dhjetëra nxënësve dhe profesorëve në shkollën e mesme "Arseni Jovkov", në Shkup, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi bëri thirrje për rritjen e sigurisë brenda objekteve shkollore.

Ai sqaroi se, incidentin e së mërkurës e ka shkaktuar një ish-nxënës i shkollës, ku ndodhi ngjarja, dhe se të gjithë nxënësit, që u prekën nga helmi, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

"Bëjmë apel te të gjithë drejtuesit e shkollave në Republikën e Maqedonisë, që të kujdesen më tepër rreth sigurisë së nxënësve brenda shkollës, brenda oborrit, që nxënësit të ndihen të sigurtë nëpër shkolla", tha Abdilaqim Ademi, ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Ministri Ademi bëri të ditur se, në mesin e të helmuarve ka edhe nxënës maqedonas, ndaj dhe bëri thirrje që rasti të mos keqpërdoret për qëllime politike. Ai kërkoi gjithashtu, që autori i incidentit të ballafaqohet sa më parë me drejtësinë.

"Përkatësia etnike e nxënësve duhet të jetë më pak e rëndësishme, por më e rëndësishme është që kjo ngjarje e rëndë të mos keqpërdoret për qëllime politike. Ne duhet të solidarizohemi me nxënësit dhe familjet e tyre dhe të jemi pranë tyre", tha Abdilaqim Ademi.

Ndërkohë, sot, mësimi në shkollën e mesme ekonomike "Arseni Jovkov" është zhvilluar pa probleme. Megjithatë, drejtoresha Jovanka Asprovska, edhe përkundër interesit të gazetarëve nuk është prononcuar për ngjarjen e rëndë, që ndodhi një ditë më parë në institucionin që drejton ajo.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail