"Oktoberfest" në Shkup

Shkup, 2 tetor 2015 (MIA) - Ambasadorja gjermane në Maqedoni, Kristine Althause dhe drejtori i Odës Ekonomike të Gjermanisë në RM, Martin Knap mbrëmë e hapën "Oktoberfestin" e 9-të tradicional të shoqatës ekonomike të Maqedonisë dhe Gjermanisë në Shkup.

Siç njofton përfaqësia e ekonomisë gjermane në Maqedoni, rreth 1.300 mysafirë janë kënaqur nën tendat e mëdha në ngjyrat blu e bardhë të Oktoberfestit dhe Bavarisë, duke degustuar sallam të kuq, pulë të pjekur, mish derri, të përgatitura në mënyrën tradicionale bavareze.

Manifestimin e hapën ambasadorja Althauser dhe drejtori Knap në mënyrë tradicionale në të cilën hapet edhe Oktoberfest në Munih - me çekan druri e thyen kapakun e fuçisë me birrë me shprehjen "О'zapft is" (kapaku është hapur).

Sipas ambasadores Althauser, organizimi i "Oktoberfest" në Shkup është shndërruar në traditë. "Kjo ngjarje është me rëndësi të madhe për qytetin e Shkupit, është e rëndësishme për bashkëpunimin si në planin ekonomik ashtu edhe në planin kulturor midis dy vendeve tona", tha Althauser.

Në shtator të vitit të ardhshëm "Oktoberfest" do ta shënojë jubileun 10-vjeçar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail