Infermieret nga rajoni këmbejnë përvoja për zhvillimin e profesionit

Strugë, 2 tetor 2015 (MIA) - Nën moton "Mësojmë së bashku" rreth 300 infermiere, mami dhe mbështetës teknikë nga Maqedonia, Serbia, Kroacia dhe Danimarka kanë mundësi të këmbejnë mendime, përvoja dhe ide në Kongresin e 4-të të Shoqatës së infermiereve, mbështetës  teknikë dhe mami të Maqedonisë që mbahet në Strugë.

Kryetarja e Shoqatës Velka Gavrovska -Lukiq sot informoi se në kongresin, i cili mbahet prej 1 e deri më 4 tetor, do të kenë mundësi të bisedojnë dhe t'i arrijnë qëllimet e tyre për zhvillimin e profesionit.

Në temën "Mësojmë së bashku me profesionistët e tjerë" sot do të mbahet punëtori me infermieret e patronazhit, të cilat përpilojnë doracak për prindërit për zhvillimin e fëmijës nga zero deri më tre vjet.

Koleget daneze, siç njofton kryetarja e Shoqatës, në sesionin e nesërm duhet të flas për e-shëndetësinë dhe ta këmbejnë përvojë nga ai rajon për atë si shëndetësia është e dobishme në krijimin e trajtimit të pacientëve përmes infermierisë.

Në kongresin, i cili tradicionalisht mbahet çdo të pestin vit do të diskutohet për hulumtim në infermieri, ndikimin e ndryshimeve klimatike ndaj shëndetit, sistemin për kurim dhe mbulimin e popullsisë në bashkësi, trajtimi shëndetësor dhe siguria e pacientit, fuqia punëtore e infermiereve dhe mamive, vendi i punës dhe imazhi, detektimi i hershëm i fëmijëve me pengesa në zhvillim....



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail