Debat: Maqedonia u tregua mikpritëse në krizën e refugjatëve, nevojitet strategji globale

Shkup, 5 tetor 2015 (MIA) - Republika e Maqedonisë edhe kësaj radhe, njëjtë si edhe në vitin 1992 dhe 1995, u tregua si mjaft mikpritëse dhe pritet në përgjithësi të vazhdojë kriza e refugjatëve - emigrantëve, ndërsa BE-ja tregoi shkallë të lartë të solidarizimit dhe gatishmërisë, por është e nevojshme strategji e përbashkët gjithëpërfshirëse.

Ky është konstatimi i panel diskutimit të sotëm me temë "Refugjatët, emigrantët dhe terroristët" ballafaqimi me faktet dhe paragjykimet", që u mbajt sot në organizim të Universitetit Amerikan Kolexh Shkup.

Mohamed Arif, përfaqësues i UNHCR-it në Maqedoni, theksoi se UNHCR punon në bashkëpunim me Qeverinë dhe jep mbështetje për ballafaqimin e krizës vijuese me emigrantët dhe refugjatët.

"UNHCR është në vend që nga viti 1992 kur ka ndodhur kriza e Bosnjës, ndërsa ky vend ka pranuar mijëra refugjatë nga BeH-ja, me çka u tregua mikpritja e këtij populli dhe vendi, si dhe ajo që ka ndodhur në vitin 1999 kur ky vend pranoi 360 mijë refugjatë  nga kjo krizë dhe njerëzit përsëri kanë treguar mikpritje", tha Arif.

Sipas ambasadorit të Republikës së Italisë në Republikën e Maqedonisë, Ernesto Masimino Beleli, gjendja aktuale me emigrantët është çështje globale e cila duhet parë si sfidë afatgjate dhe jo si situatë e jashtëzakonshme, pasi që nëse rrënja është lufta, nënvizoi nuk do të thotë se jemi afër gjetjes së zgjidhjes.

Suzana Saliu, drejtoreshë e Qendrës për ballafaqim me kriza informoi se Republika e Maqedonisë ka problem të madh me financat, edhe pse ka kapacitete institucionale, vullnet dhe përvojë që në mënyrën më të suksesshme të ballafaqohet me krizën e emigrantëve. Republika e Maqedonisë, potencoi ajo, nuk guxon ta prishë imazhin e popullit mikpritës.

Që kur ekziston QBK, përkujtoi ajo, janë shpallur tre gjendje krize. Njëra në vitin 2007 për shkak të numrit të rritur të zjarreve, në vitin 2012 krizë e shkurtër elektro-energjetike dhe tani kemi gjendje krize për shkak krizës së emigrantëve.

Për Sait Saitin, sekretar i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të RM-së, duke e pasur parasysh fenomenin dhe intensitetin e krizës së emigrantëve, Maqedonia duke iu falënderuar koordinimit të mirë midis institucioneve në kohë dhe mirë është ballafaquar me krizën e emigrantëve.

"Këtyre ditëve jemi dëshmitarë për qasje më të organizuar të kënaqjes së nevojave të kësaj kategorie. Tani po përgatitemi për sfidat e ardhshme, të cilat në pajtim me vlerësimet të cilat i posedojmë, flet për atë se fenomeni do të vazhdojë edhe më tej, ndërsa për dinamikën të gjithë kalkulojmë me intensitet të ndryshëm. Por, jemi duke u përgatitur për periudhën e ardhshme të dimrit, me qëllim që Maqedonia edhe një herë të tregojë se si shtet me kapacitetet modeste të cilat i posedon, por me ambicien e mirë të cilën e tregojmë se si njerëz, popull dhe shtet i kuptojmë problemet dhe vuajtjet e të tjerëve dhe jemi të gatshëm për të ndihmuar", deklaroi Saiti.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail