Mbledhje të tre komisioneve kuvendore

Shkup, 6 tetor 2015 (MIA) - Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot mbledhje do të mbajnë komisionet për mbikqëyrje ndaj zbatimit të masës së posaçme hetuese ndjekje e komunikimeve nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtoria e doganave dhe Minsitria e Mbroijtjes, Komisioni për mbikëqyrje ndaj punës së Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbuilim dhe të Agjencisë për Zbulim dhe Komisioni për vetëqeverisje lokale.

Komisioni për mbikëqyrje ndaj zbatimit të masës së posaçme hetuese ndjekje e komunikimeve nga ana e Minsitrisë së Punëve të Brendshme, Drejtoria për Polici Financiare, Drejtoria e Doganave dhe Minsitria e Mbrojtjes dhe Komisioni për mbikëqyrje ndaj punës së Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe të Agjencisë për Zbulim duhet të debatojnë rreth listës së prioriteteve urgjente reformuese për Republikën e Maqedonisë nga Komisioni evropian dhe Rekomandimet nga grupi i ekspertëve të lartë për çështje sistematike për sundim të së drejtës që kanë të bëjnë me ndjekjen e komunikimeve të publikuara në pranverën e vitit 2015.

Në rend dite të Komisionit për vetëqeverisje lokale është Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për zhvillim të barabartë rajonal.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail