Dorëzohen bursat "Boris Trajkovski"

Shkup, 6 tetor 2015 (MIA) - Njëzet bursa të reja "Boris Trajkovski" për studime të magjistraturës në biznes administratë të Siti kolexhit nga Selaniku, si pjesë e Universitetit Shefild në Britaninë e Madhe i dorëzoi sot presidenti, Gjorge Ivanov. Bursat "Boris Trajkovski" ndahen për të gjashtin vit me radhë.

"Jeni zgjedhur ndër më të mirët pasi që dëshironi të mësoni dhe të zhvilloheni", tha presidenti.

Një prej pyetjeve më të zakonshme, potencoi ai, të cilat mi shtrojnë kolegët e mi dhe bashkëbiseduesit është për marrëdhëniet midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, midis shoqërisë së Maqedonisë dhe Greqisë.

"Përgjigja ime është gjithmonë e njëjtë: është një pyetje që na ndan, por ka shumë gjëra të cilat na lidhin. Dhe pothuajse gjithmonë si shembull për lidhshmërinë i theksoj bursat të cilat i ndajmë në bashkëpunim me Siti kolexhin nga Selaniku. Bursat të cilat jo rastësisht e mbajnë emrin e paqeruajtësit tonë të madh, presidentit Boris Trajkovski", tha Ivanov.

Ju, siç theksoi shefi i shtetit, jeni pjesë një procesi më të madh i cili i kushtohet dialogut, ndërtimit të besimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë dhe respektimit midis shoqërisë së Maqedonisë dhe Greqisë.

Njëzet bursistë fitojnë  mundësi të jashtëzakonshme për të studiuar në studimet e magjistraturës për biznes administratë në këtë institucion të njohur, prestigjioz dhe të lartë ndërkombëtar", theksoi zëvendësministri i Arsimit dhe i Shkencës, Spiro Ristovski.

Bursa është 14.890 euro. Gjysmën e mjeteve i siguron Qeveria e Republikës së Maqedonisë, ndërsa gjysmën i siguron "SITI Kolexh" në Selanik.

"Apeloj deri tek ju në mënyrë maksimale të angazhoheni dhe ta shfrytëzoni mundësinë për zgjerim dhe zhvillimin e fondit personal arsimor në fushën e cila është sferë e Interesit tuaj, pa, pasur brengë nga aspekti financiar", tha Ristovski. Pres, shtoi ai, se të gjitha njohuritë dhe përvojat e fituara, pas përfundimit të studimeve tërësisht t'i jepni në zhvillimin e Republikës së Maqedonisë.

Bursat janë iniciuar nga presidenti i Maqedonisë "Boris Trajkovski" i cili e humbi jetën tragjikisht.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail