Bisedat finale për ligjdhënien zgjedhore në Klubin e deputetëve

Shkup, 6 tetor 2015 (MIA) - Në Klubin e deputetëve  sot vazhduan bisedat për ndryshime të ligjdhënies zgjedhore në pajtim me marrëveshjen nga Përzhino. Në takim marrin pjesë përfaqësues  të katër partive politike VMRO-DPMNE, LSDM, BDI  dhe PDSH, ndërmjetësuesi evropian Piter Vanhaute, si dhe euroambasadori Aivo Orav.

Eksperti nga Belgjika Vanhaute para takimit shprehu pritje se deri në mesnatë ose deri në orët e hershme të mëngjesit do të arrihet marrëveshje. Gjithashtu pritet në takim të përfshihen edhe liderët e partive.

Paraprakisht në deklaratë për mediat lideri i LSDM-së Zoran Zaev konfirmoi se është thirrur të marrë pjesë në takim.

Në bisedat sot marrin pjesë Nikolla Poposki, Nikolla Todorov dhe Silvana Boneva si dhe përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së, ndërsa Damjan Mançevski, Oliver Spasov dhe Cvetanka Ivanova nga LSDM.

Nga  partitë shqiptare të pranishëm janë Artan Grubi nga BDI-ja dhe Imer Aliu nga PDSH-ja.

Vanhauten sot para Klubit të deputetëve e pritën përfaqësueset e lobit të grave të Maqedonisë, të cilat i dorëzuan dokumenta me kërkesë deri te të gjithë pjesëmarrësit  në negociata për rritjen e kuotës së grave në Kodin zgjedhor. Ato kërkojnë 40 për qind të politikanëve të jenë gra, duke i përfshirë në zgjedhjet  për kandidatë për kryetarë komune dhe funksionet e tjera.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail