Konferencë: Maqedonia deri në vitin 2050 mund t'i ulë gazrat qelqtë deri 78 për qind

Shkup, 6 tetor 2015 (MIA) - Në Maqedoni me investim të konsiderueshëm dhe përpjekje është mundësuar deri në vitin 2050-të arrihet ulje e emisioneve të gazrave të dëmshëm në nivel kombëtar prej pothuajse 78 për qind dhe të sigurohet ardhmëri stabile energjetike dhe pa ndërtimin e termocentraleve të reja të qymyrit me rinovimin e burimeve të vjetra dhe investim në burime të pastra ripërtëritëse të energjisë.

Këtë e tregojnë rezultatet nga zbatimi i modelit energjetik i quajtur "Kalkulator 2050" për Maqedoninë, i cili i mbulon kërkesën dhe ofertën e energjisë, i cili u prezantua në konferencën e sotme të titulluar "Modelimi energjetik në suaza të ndryshimeve klimatike dhe KOP 21" në organizim të organizatave joqeveritare Analitika, Eko-svest dhe Front 21/42.

Në konferencë fjalim mbajti edhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, i cili theksoi se në sektorin joqeveritar shohin partner të rëndësishëm në adresën dhe zgjidhjen e shumë çështjeve përfshirë edhe çështjet për ndryshime klimatike.

"Ne në mënyrë aktive përgatitemi për konferencën në Paris. E miratuam të ashtuquajturin Kontributin kombëtar për ndryshimet klimatike si shteti i 23-të në botë", tha Izairi.

Përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së Martin Klauke theksoi se BE-ja gjithmonë ka qenë lider në promovimin dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor. Dy muaj prej sot, theksoi, do të ketë konferencë shumë të rëndësishme në Paris ku çdo vend duhet të angazhohet që t'i ulë emisionet e gazrave të dëmshëm.

"Maqedonia si vend kandidat duhet t'i ndjekë trendet e BE-së për uljen e emisioneve, rritjen e efikasitetit energjetik. Kjo është e mundur nëse bashkarisht punojmë në këtë drejtim. Për zgjidhjen e njërës prej sfidave të sotme për ndryshimet klimatike, nevojitet angazhim më i madh, ndërsa bashkëpunimi është kusht për sukses. Qeveria, shoqëria civile, mediat, qytetarët të gjithë mund të kontribuojnë për ardhmëri më të pastër dhe më të siguritë, ndërsa projekti rajonal për të cilin sot flasim mund t'i afrojnë të gjitha palët e përfshira nga rajoni të cilët merren me energji të qëndrueshme. Shpresojmë se do të kemi ajër më të pastër në vend, në rajon dhe shpresojmë se rajoni do të jetë më afër standardeve të BE-së me qëllim që ardhmëria energjetike të jetë realitet" tha Kaluke.

Modeli energjetik Kalkulator 2050 është krijuar në vitin 2008 në Britaninë e Madhe që t'i hulumtojë skenarët e ndryshme të prodhimit dhe energjisë konsumatore. Në Maqedoni shfrytëzohet i përshtatur në kushtet e vendit. Modeli është zhvilluar paralelisht në shtatë vende në rajon dhe është krijuar të shfrytëzohet si mjet gjatë miratimit të mjeteve dhe politikave lidhur me sektorin energjetik.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail