Kompania gjermane "Markart" hap fabrikë në Veles

Kompania gjermane "Markart" sot në zonën industriale Karasllari në Veles do ta hapë fabrikën e re të ndërtuar.

Investimi vlerësohet në rreth 35 milionë euro, ndërsa me hapjen e fabrikës pritet të punësohen rreth 600 persona. Në fabrikë do të prodhohen pjesë të automobilave për brende të larta gjermane si Mercedes, Audi dhe BMV.

Në hapjen solemne është paralajmëruar prania e përfaqësuesve të Qeverisë, të pronarëve të grupacionit Markart dhe të drejtorit të përgjithshëm të Markart Maqedoni, Aicher Volfgang.

Në muajin mars të vitit të kaluar kompania gjermane solli vendin për investim në Maqedoni, ndërsa kontakti i parë midis investitori gjerman dhe përfaqësuesve të Qeverisë së Maqedonisë u krijua në vitin 2008.

Vendimi për investim në Maqedoni, siç deklaruan nga kompania e sollën për shkak të kualifikimit të fuqisë punëtore dhe politikës stabile ekonomike.

"Markart" është themeluar në vitin 1952. Deri më tani ka hapur fabrika në shumë vende nëpër botë, ndërsa qarkullimi vjetor i kompanisë është rreth 700 milionë euro.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail