Zaev pret të tërhiqet ligji për mospublikimin e bisedave të përgjuara

Shkup, 7 tetor 2015 (MIA) - Propozim-ligji për mospublikimin e audio regjistrimeve nga bisedat e përgjuara të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së ishte befasi edhe për ne edhe për të huajt. Pres që sot ligji të tërhiqet, deklaroi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev para fillimit të debatit të sotëm qendror të projektit "Vizioni për Maqedoninë" i cili mbahet në hapësirat e Panairit të Shkupit.

Në pyetjen e gazetarëve se pse pikërisht dje është publikuar Propozim - ligji në konferencë shtypi, sipas Zaevit, nuk ka shpjegim racional se pse po veprohet në këtë mënyrë.

"Për mua kjo është marrëzi dhe është në dëm të qytetarëve. Ekzistojnë miliona mënyra se si të përfitohet kohë si dhe të anashkalohen temat kryesore, nuk ka shpjegim racional se pse veprohet në këtë mënyrë", deklaroi Zaev.

Ai vlerësoi se vendimi ligjor është katastrofik, në të ka censurë, punë të palejueshme të cilat, nënvizoi, nuk ekzistojnë as në regjimet më të ashpra.

"Ne nuk i shmangemi cilësdo temë e cila është e rëndësishme për Republikën e Maqedonisë, para së gjithash për qytetarët dhe jemi të gatshëm që në periudhën e ardhshme të diskutojmë, pa i rrezikuar prioritetet tashmë të definuara. Deri më datën 15 të përfundojmë me mediet, deri më 20-in me qeverinë teknike, ndërsa kjo sjellje e ligjit e cila ka ambicie të fshihet madje edhe në memorien kolektive të qytetarëve është katastrofike", tha Zaev.

Kryetari i LSDM-së potencoi se qëndrimi i tyre është që publikimi i radhës së materialeve të rregullohet me ligj, pasi që, siç tha, në shërbimet sekrete ka trefish më shumë materiale se ato të cilat i posedon partia.

"Është e vërtetë se më parë bisedohej në grupet punuese që në të ardhmen kur të vijë tema e jurisprudencës të rregullohet edhe kjo materie, për arsye se ka mundësi që në të ardhmen të ketë keqpërdorim të privatësisë së bisedave të qytetarëve para së gjithash", sqaroi midis të tjerash Zaev.

Në lidhje me negociatat e grupeve punuese, ai pret sot të arrihet marrëveshje për rregulaltivën zgjedhore. Me kërkesë të gazetarëve njoftoi se mbrëmë bisedimet kanë filluar 25 minuta pas mesnate, ndërsa nga liderët partiakë në bisedimet në më shumë tema të kodit zgjedhor, kanë qenë të pranishëm ai dhe Menduh Thaçi.

"Janë hapur të gjitha çështjet kryesore, si korrigjimi i listës zgjedhore, votimi i diasporës, rregullimi i mediave, buxheti i partive, financimi i partive, përfaqësimi i dy gjinive. Ka progres të caktuar në disa nënpika të ligjit, por asnjë pikë nuk është përmbyllur", deklaroi Zaev.

Në pyetjen se cilat janë pozitat e LSDM-së në këto negociata, Zaev theksoi se qëndrimet e tyre janë parimore dhe në pajtim me vlerat demokratike.

"Duhet bërë korrigjimi i listës zgjedhore që të kemi listë në të cilën qytetarët kanë besim. Diaspora duhet të votojë, ne ofrojmë edhe formimin e Ministrisë për Diasporën. Propozimi ynë është cenzusi të jetë 80 për qind e numrit mesatar të votave ose votat e mërgimtarëve të shkojnë në njësinë zgjedhore amë. LSDM kërkon që edhe cenzusi i grave të jetë 40 për qind, të mos ketë donacione prej mediave për partitë dhe kompanitë e afërta, si dhe të mos ketë donacione nga personat e tretë, gjegjësisht si deri më tani, për shembull, 1.200 njerëz të donojnë nga 1.000 euro për VMRO-DPMNE-në", sqaroi Zaev.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail