Poposki dhe Çavkov në Luksemburg në konferencën për krizën emigruese

Luksemburg, 8 tetor 2015 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki dhe ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov, sonte në Luksemburg do të marrin pjesë në konferencën për rutën migruese "Mesdheu Lindor - Ballkani Perëndimor", lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Luksemburgu.

Në organizim të Këshillit për punë të brendshme të bashkimit Evropian, shefat e policive dhe të diplomacive të vendeve-anëtare të BE-së, së bashku me kolegët e tyre nga Ballkani Perëndimor dhe të kryesuar nga Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri Federika Mogerini, në këtë konferencë pritet të sjellin deklaratë për bashkëpunim të afërt të vendeve të cilat transizojnë refugjatë nga Bota arabe.

Sipas paralajmërimeve nga Këshilli i Unionit, kjo konferencë është në ftesë të ministrit të Luksemburgut për emigrim dhe azil, si dhe të Mogerinit. Ministrat e punëve të jashtme dhe të punëve të brendshme të vendeve të BE-së, Shengen vendeve por edhe të Jordanisë, Libanit, Turqisë si dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me organizatat e Kombeve të Bashkuara të përfshira në aktivitetet në terren dhe nga programi për ushqim botëror, agjencitë botërore Fronteks, IASO dhe Europoll do të adresohen në çështje lidhje me tërë rutën e emigrantëve si çështje globale. ky takim do të mbahet nga ora 18:00 deri në orën 22:00 sonte, pas çka do të sillet deklaratë e përbashkët për sfidat me të cilat përballet Evropa në rutën migruese, për ardhmërinë dhe të sigurohen.

Tre pikat kyçe do të jenë në tryezë për tre ditë në Luksemburg dhe kjo është adresim dhe përballje e refugjatëve në lidhje me vendet fqinje të Sirisë dhe ato janë Turqia, Libani dhe Jordania të cilët janë në linjë të drejtë (pika "A"). pastaj, vendet tranzite (Ballkani Perëndimor) nëpër të cilët refugjatët tranzitojnë në BE (pika "B") dhe në lidhje me këto vende janë paralajmëruar para të reja për ndihmë humanitare, por edhe mundësi për të mbetur pjesë e refugjatëve në territorin e tyre. Pika e tretë (pika "C") bashkësia ndërkombëtare të kontribuojë në planin politik për zgjidhjen e konfliktit në Siri, por edhe përpjekjet për përballje, si dhe përpjekje financiare për akomodimin e refugjatëve në vendet të cilat janë nikoqire.

Përndryshe, Deklarata që më vonë do të sillet ka katër seksione kryesore> seksion hyrës, analizë dhe parime, dallime midis vendeve të cilat më shumë se katër vjet përballen me refugjatë me ata të cilët janë në rutën e tranzitit dhje situatën e vendeve të BE-së në ardhje.

Qëllimi i BE-së është që të respektohet e drejta ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut dhe shfrytëzimi i mbrojtjes ndërkombëtare të refugjatëve, të mund të kthehen se ka disa të cilët nuk janë refugjatë dhe do të duhet të kthehen në vendet e prejardhjes.

BE-ja planifikon ndihmë të drejtpërdrejtë të Jordanisë, Libanit dhe Turqisë, vende-fqinje të Sirisë ku ka fluks më të madh të refugjatëve. pastaj, planifikohet mbështetje e vendeve-nikoqire dhe bashkësive, informacion dhe regjistrim i refugjatëve, qasje deri te shërbimet si arsim dhe në tregun e punës, që ata të jenë në dijeni se janë pranuar.

Aksioni i dytë është mbështetja e vendeve transituese, midis të cilëve edhe Republika e Maqedonisë, ndërsa këtu bën pjesë ndihma humanitare e vendeve nga kjo rutë, ndërtim i kapaciteteve për akomodim, përforcim të menaxhmentit të kufijve dhe regjistrim, koordinim rajonal dhe këmbim të informatave.

"Duhet të dimë se kush dhe kur vjen për vendet që të përgatiten. Seksioni i tretë është lufta kundër krimit të organizuar, për shkak se dukshëm dikush i përforcon këto mizori, si dhe ta rrisim menxhmentin e kufijve, koordinimin midis policive dhe gjyqësisë dhe t'i mbrojmë refugjatët nga kontrabanda", thuheksojnë nga Këshilli i Unionit.

Bashkimi Evropian do të kërkojë edhe mundësi që të shohë se nëse mund t'i rrisë rajonet e stabilitetit në vendet nga konflikti përmes mbështetjes të autoriteteve lokale sa është e mundur dhe tablim të shërbimeve publike ku është e mundur. Ndërsa, kyçe është përkushtueshmëria e vendeve nga prejardhja me migrantë të rregullt, shumë nga ata të cilët transitojnë kërkojnë ndihmë ndërkombëtare, por disa janë edhe migrantë ekonomik dhe për këtë arsye me vendet e prejardhjes do të bëhet bahskëpunim që të mund të kthehen me riatdhesim.

Pika kyçe në Deklaratën që të enjten me BE-në dhe vendet e fqinjësisë do ta nënshkruajnë edhe ministrat e Maqedonisë Poposki dhe Çakov është "solidaritet, bashkëpërgjegjësi në ballafaqimin dhe menaxhimin e fluksit të refugjatëve dhe puna dhe lidhja e përbashkët".

Përndryshe, nuk do të bisedohet për vendosje të të ashtuquajturave "pika të nxehta" për pranim dhe regjistrim të refugjatëve edhe në Maqedoni dhe Serbi, si vende jo të BE-së që janë ruta kryesore e migrantëve dhe kjo mund të blhet nga arsye leale.

"'Pikat e nxehta', nëse e shini propozimin e Komisionit Evropian është e qartë se ato janë në linjën e parë të vendeve-anëtare, ku agjencitë së bashku me resurset për ndihmë do t'u asistojnë autoriteteve në Greqi dhe Itali për regjistrim, pranim dhe kontroll të kufijve. Mandati i agjencive (Fronteks, Europol, ESO) nuk u jep mundësi për ekstencë të vendeve të Ballkanit Perëndimor. KE-ja mendon se në këtë rast për të ndihmuar Maqedoninë dhe Serbinë në njohjen e agjencive, por mandati i Fronteksit , IASO-s dhe Europolit nuk lejon operim në vende të treta, por ato mund të shfrytëzohen për këshillë të autoriteteve të vendeve të efektuara të rutës për transit lidhur me pranimin, regjistirmin dhe kontrollin e kufijve", thonë nga Këshilli i BE-së për MIA-n.

Për atë se pse vendet ballkanike janë kyçe për këtë konferencë, thuhet se Brukseli dëshiron më gjërësisht të shihet çështja me regjistrimin e refugjatëve. Sipas burimit nga Unioni, vendet nga Ballkani Perëndimor duhet të ndërmarrin përgjegjësi, kontroll të kufijve dhe regjistrim. Qëllimi i BE-së është që të gjitha vendet e rutës migruese ta kenë patjetër që të ndërmarrin përgjegjësi. Në kontekst të kësaj, BE-ja planifikonmbëshettje financiare krahas 24 milionë eurove të premtuara për vendin tonë, plus 17 milionë euro që do t'i ndahen me Serbinë, për këtë vit dhe për vitin e ardhshëm, Brukseli ka përcaktuar rreth 500 milionë euro për ndihmë humanitare.

"Rreth 200 milion euro janë për vitin 2015 dhe 300 milionë euro për vitin 2016. Nuk dihet se sa  cilit vend do ti jepet, por ajo përfshin edhe Sirinë, Irakun dhe vendet fqinje të Unionit, kryesisht ato të Ballkanit Perëndimor", theksojnë nga Këshilli i Unionit.
 
Plani akcional i BE-së për zgjidhjen e problemit të refugjatëve përbëhet nga faza të ndryshme, por Unioni pret kontribute ndërkombëtare për të përmirësuar kushtet e pritjes në vendet e tranzitit, të hapen perspektiva më të larta për vendosje dhe të shmanget që refugjatët të vazhdojnë të përdorin rrugë të parregullta, por atë ta bëjnë nëpër rrugë të rregullta.
 
Brukseli ka për qëllim me Deklaratën e sotme të sigurojë që të gjitha shtetet të sillen në një mënyrë të koordinuar dhe bashkëpunues, të ketë bashkëpunim për rrjedhën normale të njerëzve, kontrolla të rrjedhës së njerëzve që vijnë në kufijtë dhe qasja me tensione të lehtësohet. Fryma dhe qëllimi i bashkëpunimit dhe i bashkë-përgjegjësisë dhe menaxhimit, sepse për Unionin, ky është një problem ndërkombëtar, por edhe problem evropian dhe duhet të tregohet përgjegjësi.
 
Lidhur me mbështetjen e vendeve të Ballkanit, BE-ja ka dy lloje të përkrahjes: ndihmë të veçantë prej 10 milionë euro për prekjen e probleme për Serbinë dhe Maqedoninë, dhe kjo është ndihmë që do të jetë më shumë e natyrës humanitare për refugjatët dhe me masa strukturore për rritjen e kapaciteteve të autoriteteve për të përballuar me këtë fluks të emigrantëve. E dyta është nga Instrumenti për ndihmë parainkuadruese (IPA), e cila ka një program rajonal prej tetë milionë eurove për azil dhe politikën e migracionit. Pë Ballkanin Perëndimor, kryesisht, kjo është një ndihmë për të ngritur një kornizë ligjore dhe për të menaxhuar më mirë kufijtë e tyre. Në të vërtetë, këto janë ato rreth 17 milionë euro që para dy javëve i përcaktoi Komisionin Evropian për Maqedoninë dhe Serbinë.
 
Përndryshe, në Deklaratën e Konferencës Ballkanike për rutën e emigrantëve të enjten, burimi ynë nga BE-ja konfirmon se në lidhje me ripozicionimin e refugjatëve nuk do të ketë propozim të ri në tryezë. Në dy paragrafët e Deklaratës do të theksohet edhe ripozicionimi pasi Këshilli i Unionit është i vetëdijshëm se partnerët të cilët i fton në konferencë kanë qëllime të ndryshme. Megjithatë, nga Brukseli nuk e fshehin se, si një hap i parë në këtë proces, transportimi edhe përtej kufijve të BE-së "është një nga idetë mbi të cilat partnerët duan të kthehen, e ndjekur me diversifikimin e kanaleve dhe rutave të Ballkanit Perëndimor, Jordanit, Turqisë dhe Libanit".
 
"Ideja nuk është për të vënë diçka në tavolinë, çfarë nuk është diskutuar deri më tani. Nëse ju e shikoni krizën e refugjatëve nga perspektiva të ndryshme, vendosja e "pikave të nxehta" në Ballkan nuk na lejon mandatin e agjencive Fronteks, EACO dhe Europol, por ato mund të ofrojnë ekspertizë. Ne kemi një fond prej dhjetë milionë eurove për Serbinë dhe Maqedoninë, ndërsa Serbia veçmë ka aktivizuar edhe mekanizmin evropian për mbrojtjen civile me qëllim të fundimit humanitar. Për atë se çfarë duhet të bëhet me refugjatët që janë në ato vende të Ballkanit Perëndimor, ajo është diçka që kërkon reflektim të mëtejshëm. Mekanizmi për zhvendosjen është e BE-së, por rivendosja është diçka tjetër dhe ajo do të përfshihen në dy paragrafët e projekt deklaratës të enjten, janë decidë nga Këshilli i Unionit.
 
Me këte konfirmohet edhe shkrimi i mëparshëm i korrespondentit të MIA-s, se Brukseli është duke shqyrtuar se si të mbaj një pjesë të refugjatëve dhe emigrantëve nga bota arabe edhe në territorin e vendeve nga Ballkani Perëndimor, duke u fokusuar në Maqedoninë dhe Serbinë. Qoftë se nëpërmjet ripozicionimit ose refuzimit të një pjese të vendeve të BE-së që janë në rrugën kalimtare të pranojnë një pjesë të refugjatëve, megjithatë, është e qartë se plani është Ballkani Perëndimor të mos jetë vetëm zonë tranziti.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail