Çështja për emrin pjesë e diskutimit në Parlamentin grek

Athinë, 8 tetor 2015 (MIA) - Në mungesë të argumenteve reale dhe ende nën presion për shkak të pjesëmarrjes së Maqedonisë nën emrin kushtetues në konferencën në Nju-Jork, Athina zyrtare sërish i bëri thirrje që "Shkupi të ndërpresë me irredentizëm".

Gjatë diskutimit në Parlamentin grek, i cili sot në mëngjes përfundoi me votim të besimit të Qeverisë së Aleksis Ciprasit, në mënyrë të paevitueshme është përmendur edhe problemi që Greqia e ka me emrin kushtetues të Maqedonisë.

Në fjalimin e tij kushtuar politikës së jashtme, shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias përkujtoi se me Maqedoninë janë promovuar masa për ndërtim të besimit.

"Askush tjetër, por Qeveria e IRJM-së fillimisht i refuzoi, por në fund u dakordua në këto negociata. Por kryesorja, ndërsa atë e thashë edhe në Shkup, dy orë fola në diskutim publik, është se IRJM-ja duhet të përfundojë me irredentizmin e saj, se duhet që në mënyrë reale dhe konstruktive të dakorodhet për zgjidhje të kontestit për emrin", tha Koxias.

Pyetje për qëndrimin e Qeverisë lidhur me emrin, parashtruan lideri i Demokracisë së Re Evangelos Meimarakis dhe bahskëpartiaku i tij Jorgos Kumucakos, i cili njëherit është dakordues për politikën e jashtme të konservativëve. Kumucakos pyeti se nëse pozicioni grek ende është emër me përcaktim gjeografik për përdorim gjithëpërfshirës dhe se vendi nuk do të ketë progres në inkuadrimin në NATO dhe BE pa zgjidhje të çështjes për emrin. Meimarakis përkujtoi se "ende është në fuqi vendimi nga Bukureshti", duke theksuar se Qeveria e Karamanlisit pengoi hyrje të Maqedonisë në NATO.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail