Poposki në Konferencën për krizë refugjatësh në Luksemburg: Maqedonia pret solidaritet dhe ndihmë finaniare nga BE-ja

Luksemburg, 8 tetor 2015 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki, i cili së bashku me shefin e policisë së Maqedonisë, Mitko Çavkov do të marrë pjesë në konferencën e sotme për rutën e migrantëve "Mesdheu Lindor - Ballkani Perëndimor" në organizim të Këshillit të Bashkimit Evropian, para fillimit të konferencës, në deklaratë për MIA-n theksoi se mesazhi i tij deri te ministrat e tjerë të punëve të jashtme të BE-së dhe vendeve të Shengenit, do të jetë se Maqedonia pret solidaritet, por edhe ndihmë financiare nga Brukseli në përballje me refugjatët.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Luksemburgu, Poposki dhe Çavkov sot ministrave evropianë dhe përfaqësueses së lartë të BE-së, Federika Mogerini do t'i transmetojnë se deri më tani kanë kaluar mbi 300 mijë refugjatë nëpër territorin e Maqedonisë, por edhe të dhënën se dje dhe sot është rritur në mënyrë alarmante numri i tyre dhe arrin 8.800 refugjatë (dje), respektivisht 7.900 refugjatë (sot). Kjo rritje interpretohet se është për shkak të ardhjes së dimrit, por edhe për shkak të asaj që Greqia zbrazet nga migrantët dhe sepse ministrat sot do të fiksojnë kuota, kështu që grekët shikojnë që më pak të qëndrojnë tek ata.

"Konferenca e sotme është një hap në drejtimin e duhur, sepse është sinjal se edhe në Bashkimin Evropian ekziston pajtueshmëri se nuk mundet të gjendet zgjidhje e kësaj krize refugjatësh pa përfshirje të vendeve të Ballkanit Perëndimor përmes të cilave përfshirë edhe nëpër Maqedoninë, kanë kaluar më shumë se 300.000 migrantë nga fillimi i këtij viti. Tempi përforcohet, ndërsa me siguri edhe sfidat do të rriten", paralajmëron ministri Poposki.

Sipas shefit të diplomacisë së Maqedonisë, i cili para fillimit të konferencës së paralajmëruar për në orën 18 do të ketë takime dypalëshe me kolegun e tij hungarez Peter Sijarto dhe me përfaqësuesin e UNHCR-së, Vensan Koshetel, si vend që është kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Maqedonia pret se sonte nga Lukseburgu do të dërgohen sinjale të qarta se pjesa nga sfidat me të cilat përballet Maqedonia do të jetë në mënyrë solidare e ndarë nga vendet-anëtare të Unionit.

Këtë e presim edhe në pjesën e imazhit të vendit, sepse ballafaqohemi me presion serioz në kufirin tonë jugor, por edhe në pjesën e ndihmës financiare që është e nevojshme jo vetëm për institucionet , por dhe për vetë ekonominë e cila pëson nga këto tronditje  të çrregullta, të lidhura me krizën e migracionit, thekson Poposki. 
 
Maqedonia nga Konferenca e sotme për kizën e refugjatëve pritet që të ketë benifit lidhur me qendrat e pranimit, që do të ndërtohen në kufirin e jashtëm të Unionit Evropian, në Greqi dhe në Itali, të gjthë refugjatët përmes të së ashtuquajturave "pika të nxehta" do të mund të regjistrohen, ndërsa atyre që nuk do tu jepet azil, Greqia do të duhet menjëherë t'i kthejë aty nga kanë arritur. Në këtë mënyrë fqini jugor i Maqedonisë do t'ia lehtësojë punën Maqedonisë, duke marrë parasysh atë që të gjithë që do të hyjnë në shtetin e Maqedonis do të regjistrohen.
 
"Deri tani konkluduam se edhe bashkëpunimi është përmirësuar në pjesën e ballafaqimit me sfidën në kufirin jugor. Por megjithatë, pritet që nga kjo Konferencë të dalin konkluzione edhe për ndihmë konkrete  në vetë kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian, respektivisht në Greqi", konkludon ministri Nikolla Poposki në deklaratë për MIA-n para fillimit të Konferencës në Luksemburg.
 
Zyrtarisht, konferenca e sotme pritet që të përfundojë rreth orës 22,  ku pritet që të miratohet një Deklaratë për bashkëpunim të ngushtë të vendeve përmes të cilave transistojnë refugjatët nga bota arabe.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail