Spasov: Rikonstruktohen 42 objekte në kuadër të MPPS

Vinicë, 13 tetor, 2015 (MIA) - Në kuadër të projektit "Kontrate pune si mbështetje për procesin për promovimin e aktiviteteve dhe shërbimeve të Agjencisë për punësim të Republikës së Maqedonisë", i financuar nga Programi IPA i Bashkimit Evropian, sot në Vinicë ministri i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov, drejtori i Agjencisë për punësim Vllatko Popovski dhe përfaqësuesi i Delegacionit të BE në Maqedoni, Mauro Di Veroli bëri një vizitë në Qendrën e Punësimit, e cila është duke u rinovuar dhe në Qendrën për qëndrim ditor të fëmijëve.
 
"Me mjetet nga IPA programi i BE-së e promovojmë fillimin e fazës së tret nga rikonstruimi i tërësishëm i qendrave të punësimit dhe punës sociale në Maqedoni. Nëpërmjet këtij projekti me mjete financiare prej 20 milionë euro do të rinovohen 42 objekte që janë nën MPPS, prej të cilave 18 qendra për punë sociale, 12 qendra ditore dhe 12 qendra për punësim", theksoi Spasov.
 
Këto qendra, theksoi ai, janë më të vjetra se 40 vjet dhe ato duhej sa më shpejtë të rinovohen për të ofruar shërbime sipas standaradeve evropiane. Është e planifikuar që në vitin 2016, siç informuan, qendrat tërësisht të përfundojnë dhe të dorëzohen në përdorim.
 
"Në Maqedoninë lindore do të rinovohen qendrat e punësimit në Dellçevë, Vinicë dhe Koçan", tha Spasov.
 
Drejtori i Agjencisë për punësim Vllatko Popovski theksoi se në Maqedoni me këtë projekt do të rinovohen 12 qendra, si dhe Qendra e punësimit në Kratovë, për të cilat fonde janë siguruar nga burime tjera...
 
"Vitin e ardhshëm 2016 fillojmë me një plan të ri operativ për punësim për të gjitha masat e propozuara në bashkëpunim me Qeverinë e RM-së. Përndryshme, më së shumti interes ka për masat e vetëpunësimit, për subvencione gjatë punësimit, si dhe për praktikë", theksoi Popovski.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail