Han i brengosur për shtyerjen e afateve të marrëveshjes politike

Bruksel, 13 tetor 2015 (MIA) - Eurokomisari për negociata për zgjerim, Johanes Han është seriozisht i brengosur nga mossuksesi i katër partive kryesore politike në Maqedoni që të merren vesh rreth Kodit zgjedhor dhe pamjes së re të Komisionit shtetëror zgjedhor dhe se me këtë tashmë po i shtyejnë afatet e parashtruara për implementim të plotë të marrëveshjes politike të 2 qershorit dhe 15 korrikut.

Siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, zëdhënësja e Komisionit evropian, Maja Kocijançiç, e transmetoi porosinë e shqetësimit të Hanit i cili ishte ndërmjetës gjatë arritjes së marrëveshjes që përfundoi krizën politike në Republikën e Maqedonisë.

"Komisari Han me shumë kujdes po e ndjek implementimin e marrëveshjes politike në Shkup. Ai është tërësisht në rrjedhë me shtyerjet momentale në sjelljen e vendimeve për çështjet kyçe. Ai është i shqetësuar që disa nga afatet për të cilat është arritur marrëveshje nga ana e liderëve politik nuk janë përmbushur. Nevojitet urgjentisht të bëhet përparim për sjelljen e vendimeve lidhur me reformat zgjedhore dhe vendosjen e Komisionit shtetëror zgjedhor dhe të sigurohet funksionim i drejtë i zyres së Prokurorit të posaçëm dhe formimin e Komisionit anketues", porositë zëdhënësja e Eurokomisionit.

Sipas Kocijançiç, brukseli pret që "vullneti politik duhet të zbatohet në marrëveshje për çështjet e hapura, me kompromis nga ana e të gjithëve, ndërkaq në interes të vendit".

"Komisari Han shpreson se përkushtimi i shprehur disa herë për zbatim të plotë të marrëveshjes politike nga ana e katër partive politike do të mundësojë të finalizohet marrëveshja për të gjitha këto çështje në kohë shumë të shkurtë, sepse koha skadon", paralajmëroi maja Kocijançiç në emër të eurokomisarit për negociata për zgjerim.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail