Drejtorët e FSSHM-së Ramadani dhe Stefanoski për vizitë në Kroaci

Shkup, 13 tetor 2015 (MIA) - Drejtorët e Fondit për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë, Orhan Ramadani dhe Sasho Stefanoski sot qëndrojnë për vizitë pune njëditore në Republikën e Kroacisë.

Siç informojnë nga FSSHM-ja, Ramadani dhe Stefanoski kanë pasur takim me drejtoreshën e Fondit për Sigurim Shëndetësor të Kroacisë, Tatjana Pendja Trupec, në të cilin është biseduar për thellim dhe avancim të bashkëpunimit midis dy fondeve, por edhe për rritje të bashkëpunimit midis institucioneve të së dy vendeve për këmbim të kuadrit, specializimeve dhe subspecializimeve të mjekëve nga Maqedonia në spitale kroate.

Ramadani dhe Stefanoski në këtë rast kanë ftuar mjekët kroatë të vijnë në Maqedoni dhe të punojnë në sjelljen e metodave të reja me kolegët e Maqedonisë.

Në takim është biseduar edhe për të drejtën e mbrojtjes urgjente dhe të domosdoshme shëdnetësore të eprsonave të siguruar nga Maqedonia të cilët për arsye të ndryshme qëndrojnë në Kroaci.

Stefanoski në takim ka biseduar për modalitetet e zbatimit të formularit dygjuhësor, i cili të siguruarve të Fondit për sigurim të Maqedonisë u shërben si legjitimacion i përkohshëm shëdnetësor në kroaci dhe në bazë të së njejtës ata munden të shfrytëzojnë shërbime urgjente dhe të domosdoshme shëndetësore dhe për të njejtat do të duhet të paguajnë vetëm pjesëmarrje personale (participim), ditë spitalore ose ngjashëm në qoftë se në Kroaci, në pajtueshmëri të ligjeve të tyre, ashtu është e paraparë.

Ramadani, siç thuhet në kumtesë, ka informuar për shkallën e suksesshmërisë së shërbimeve shëndetësore në institucionet shëndetësore me mjekime të caktuara në Republikën e Maqedonisë.

Drejtoresha e Fondit kroat për shëdnetësi, Pendja Trupec ka shfaqur gatishmëri për avancim të bashkëpunimit në të gjitha sferat e shëdnetësisë, duke e informuar madje delegacionin e Maqedonisë për risitë dhe projektet që i ndërmarrin në Kroaci.

Në kuadër të vizitës së punës në kroaci, Ramadani dhe Stefanoski e kanë vizituar Qendrën klinike "Rebro" ku kanë realizuar takim me drejtorin e qendrës Hërvoje Vërçiç, me të cilin kanë biseduar për mundësinë që mjekët nga maqedonia të edukohen në këtë qendër.

Ramadani dhe Stefanoski e kanë vizituar edhe Qendrën klinike "Dubrava", ku kanë realizuar takim me drejtorin e qendrës Marko Baniç, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunim të rritur me isntitucionet shëdnetësore të Maqedonisë.

Delegacioni i Maqedonisë e ka vizituar edhe Qendrën klinike "Merkur", ku janë takuar me drejtorin e qendrës dr.Dinko Shkegro, me të cilin kanë biseduar për  mundësinë për këmbim të përvojave dhe kuadrit.

Nga FSSHM-ja theksojnë se janë realizuar gjithsej gjashtë edukime edhe atë në Qendrën klinike Zagreb, QK "Rebro" Zagreb, Qendrën për drenazhë limfomane Zagreb. Në takimet, siç shtohet në kumtesë, është dakorduar që bashkëpunimi të vazhdojë edhe mëtej me këmbim të informatave dhe përvojave që do të kontribuojnë për avancim të mëtejshëm të sistemit shëndetësor.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail