Ndihmë italiane për UNHCR-në dedikuar për refugjatët

Shkup, 11 nëntor 29015 (MIA) - Qeveria italiane miratoi kompensim të veçantë në para në vlerë prej 250.000 euro për UNHCR-në, me qëllim që t'i mbështesë përpjekjet e Republikës së Maqedonisë në përballjen me krizën vijuese të shkaktuar nga fluksi i madh i refugjatëve të cilët vijnë kryesisht nga Lindja e Afërt, përmes rrugës së të ashtuquajtur "Korridori ballkanik", kumtoi sot Zyra për marrëdhënie me opinionin e Ambasadës së Italisë në Shkup.

"Ky kontribut i cili do të realizohet përmes agjencisë qeveritare Kooperacione Italiana (Cooperazione Italiana), është konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyeshme bilaterale dhe shtohet në ndihmën tani më të realizuar të Qeverisë italiane të ndarë para disa javëve në Kryqin e Kuq të Maqedonisë, përmes Federatës ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe", shtohet në kumtesë.

Ndihma, siç thuhet në kumtesë, është orientuar drejt përparimit të qendrave ekzistuese të pranimit  dhe transite në dobi të refugjatëve dhe migrantëve, veçanërisht duke e pas parasysh fluksin e madh ditor të njerëzve të cilët arrijnë në Maqedoni dhe aktivitetet e nevojshme përgatitore në prag të kushteve të ardhshme dimërore (të ashtuquajtura "winterization").



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail