IRI: Rritet besimi në kryeministrin Gruevski

Shkup, 19 nëntor 2015 (MIA) - Tridhjetë e pesë për qind e të anketuarve mendojnë se kryeministri Nikolla Gruevski  e punon punën e tij  mjaft mirë  që të meritojë rizgjedhje. Në krahasim me anketën e 2 qershorit, 32 për qind e të anketuarve kanë konsideruar se Gruevski duhet të rizgjedhet në këtë funksion. Për 3 për qind është zvogëluar edhe numri i të anketuarve të cilët mendojnë se nuk duhet të fitojë mandat të ri.

Kjo del nga sondazhi i Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) të publikuar sot, ndërsa është realizuar nga ana e BRIMA  me 1.106 të anketuar nga 29 shtatori deri më 5 tetor të këtij viti. Rezultatet e anketës sot në konferencën për shtyp i kumtoi Ilina Mangova nga IRI.

Dyzet e pesë për qind e të anketuarve konsiderojnë se papunësia është zvogëluar, derisa 14 për qind thonë se kualiteti i jetës në vend përmirësohet. Në krahasim me anketën e qershorit të këtij viti, perceptimi i qytetarëve për kualitetin e jetës është rritur për tre për qind pikë.

Ekonomia prosperitare  do të ishte më e rëndësishme (52 për qind) nga sistemi demokratik i qeverisjes (41 për qind). Numri i atyre që kanë konsideruar  se ekonomia prosperitare është më e rëndësishme është rritur për 12 për qind (prej 40 për qind në qershor të vitit 2015).

Në raport të anëtarësimit në BE dhe NATO, 72 për qind e të anketuarve janë për inkuadrim të Maqedonisë në Union, derisa 74 për qind për inkuadrim në Aleancë.

Çështja e emrit është në majë të listës (45 për qind) për arsye të ngadalësimit të inkuadrimit të vendit në BE.

Nga të anketuarit 33 për qind konsiderojnë se partitë politike do të sjellin deri te implementimi  i të gjitha aspekteve nga marrëveshja e Përzhinos, 24 për qind janë përgjigjur "jo", 14 për qind  se nuk janë të njoftuar me atë, ndërsa 24 për qind se nuk e dinë.

Në lidhje me punën e prokurores speciale Katica Janeva, 33 për qind e të anketuarve janë përgjigjur me "po" në pyetjen nëse ajo do të jetë në mundësi t'i hulumtojë rastet me përgjimet  në mënyrë të pavarur dhe  pa pengesa, derisa 28 për qind janë përgjigjur "jo".

Është rritur përqindja (37 për qind) e atyre të cilët mendojnë se përgjimin e kanë kryer shërbimet e huaja krahasuar me qershorin e këtij viti.

Shumica e të anketuarve konsiderojnë se në vend ka kushte për zgjedhje të drejta dhe të lira: 29 për qind janë përgjigjur definitivisht po, 34 për qind  me siguri po, 15 për qind me siguri jo dhe 15 definitivisht jo.

Interesi i  votimit mbetet i lartë, 74 për qind janë shprehur se është shumë e besueshme ose deri diku  me siguri të votojnë derisa zgjedhjet parlamentare mbahen sot.

Tridhjetë e tre për qind e të anketuarve konsiderojnë se Komisioni Shtetëror Zgjedhor është më përgjegjës për sigurimin e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike, pastaj MPB (25 për qind), Qeveria (20) dhe partitë politike (11).

Numri më i madh i të anketuarve informohen për ngjarjet politike nga televizionet (87 për qind) derisa 23 për qind përmes internetit, ndërsa 63 për qind nuk lexojnë gazeta.

Hulumtimi është mundësuar me përkrahjen e USAID.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail