Ish-shefi i zbulimit ushtarak gjendet i vdekur në Kërçovë!

Ish-shefi i Zbulimit Ushtarak në Maqedoni, Goran Sofeski është gjetur i vdekur në rrethana të panjohura në malet e rajonit të Kërçovës.

Sipas disa mediave opozitare maqedonase, Sofeski ka qenë në konflikt me ish-shefin e shërbimit sekret DSK, Sasho Mijallkov dhe se ai ishte një nga përkrahësit e opozitës, duke qenë edhe truproje i ministres aktuale të Punëve dhe Politikave Sociale nga radhët e LSDM-së, Frosina Remenski.

Sofeski prej mbrëmë ishte shpallur i zhdukur dhe se së fundi ishte dëgjuar vetëm me babain e tij. Por pas kërkimeve intensive trupi i tij i pajetë u gjet nga gjuetarët lokal dhe policia. Sofeski ishte një nga ekspertët e sigurisë dhe zyrtari që kishte zbuluar disa afera në ushtri, përfshirë edhe rastin e kontrabandimit me armë. Viteve të fundit 44 vjeçari ishte transferuar në disa kazerma dhe kishte pozita të ulta në ushtri. Por nga ana tjetër, raportohet se Sofeski ka pasur edhe probleme me zemrën.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail