LSDM: I papranueshëm buxheti i Qytetit të Shkupit

Shkup, 24 nëntor 2015 (MIA) - Për grupin e këshilltarëve të LSDM-së dhe partnerët e koalicionit është i papranueshëm buxheti i Qytetit ë Shkupit për vitin e ardhshëm në tekstin e të cilit parashtroi amendamente. Kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski sepse konsiderojnë se nuk punon në interes të qytetarëve, si dhe zgjedhje të reja për kryetar të Qytetit të Shkupit.

Damjan Mançevski, koordinues i grupit të këshilltarëve të LSDM-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit sot deklaroi se me buxhetin e përgatitur, kryeqyteti do të vazhdojë të ngulfatet në ajrin e ndotur dhe nuk do të ketë shkolla të reja, gazifikim dhe transport publik falas për studentët çdo ditë.

Me buxhetin e Qytetit të Shkupit, siç tha Mançevski, "për fasadat e reja të stilit barok" do të shpenzohen 5,7 milionë euro të reja, për sheshe dhe shatërvanë të rinj tre milionë euro, për mirëmbajtjen e shatërvanëve dhe monumenteve 500 mijë euro, për Shtëpinë e qytetit 2,6 milionë euro, 500 mijë euro për sipërfaqe inkuadruese rreth selisë së VMRo-DPMNE-së.

Me amendamentet e propozuara, grupi i këshilltarëve të LSDM-së kërkon më shumë para për rikonstruime të ndërtesave shkollore, për mbikalime dhe ura të këmbësorëve, shtigje për çiklizëm, subvencione për biçikleta për qytetarët, masa për zvogëlimin e ndotjes së ajrit, shumë parqe dhe gjelbërime, gazifikim në shkollat e mesme, informon Mançevski.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail