VMRO-DPMNE: Propozim-buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2016 transparent dhe zhvillimor

Shkup, 24 nëntor 2015 (MIA) - Grupi i këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së konsideron se Propozim-buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2016 është zhvillimor, me numër të madh të projekteve dhe investimeve kapitale dhe se do t'u përgjigjet kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të Shkupit. Këtë sot e deklaroi Sllobodanka Aleksovska, koordinatore e grupit të këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së në Qytetin e Shkupit.

"Për të ardhura kapitale janë paraparë 3.190.380.000 denarë ose 46,3 për qind nga propozim-buxheti i përgjithshëm i Qytetit të Shkupit për vitin 2016. Në të janë përfshirë projekte në të gjitha sferat të cilat janë në kompetencë të Qytetit të Shkupit", tha Aleksovska dhe shtoi se për rikonstruim dhe ndërtim të rrugëve dhe bulevardeve, shtrigjeve çikliste, rrjetin ujësjellës, amtosferik dhe fekal janë paraparë rreth 2,5 miliardë denarë.

Ajo shpjegoi se buxheti është bërë për qytetarët në procedurë tërësisht transparente.

"Buxheti është bërë në procedurë të gjatë, transparente dhe u përfhsinë të gjitha partitë politike të përfaqësuara në këshillin e Qytetit të Shkupit, si dhe të gjitha 10 komunat përmes dhënies së propozimeve për projekte të cilët ata konsideorjnë se është e domosdoshme të realizohen. Edhe qytetarët u inkuadruan në procesin e krijimit të buxhetit të Qytetit të Shkupit, përmes përfaqësuesve të tyre më të drejtëpërdrejtë, përfaqësuesve nga bashkësitë urbane dhe lokale", potencoi Aleksovska.

Në Propozim-buxhetin e Qytetit të Shkupit janë paraparë projekte që do tër ealizohen në të gjitha dhjetë komunat e Shkupit. Në vitin 2016 do të realizohet faza e dytë e projektit për rikonstruim të bulevardit "Aradhat e partizanëve" deri në qarkoren tek kisha "Shën Petar dhe Pavle", do të fillojë ndërtimi i qarkores së re në bulevardin "8 Shtatori", tek Hubo Marketi, do të zgjidhet problemi me furnizimin me ujë të banorëve nga Shuto Orizarja...



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail