Kompanitë kineze janë të interesuara për investime, mundësi për firmat e Maqedonisë

Sixhou, 25 nëntor 2015 (MIA) - Kompanitë kineze janë të interesuara për rritjen e investimeve në Evropën Qendrore dhe Lindore, ndërsa me këtë do të hapen mundësi të reja për firmat e Maqedonisë, vlerësojnë sipërmarrësit nga Maqedonia të cilët marrin pjesë në  Forumin e 5-të ekonomik, i cili mbahet në qytetin kinez Suxhou.

Kompanitë e Maqedonisë, të organizuara nga Lidhja e Odave Ekonomike (LOE) janë një pjesë nga 1.00 firmat prezente nga Evropa dhe nga Kina në Forum. Janë vendosur kontakte të mira në forum nga të cilët vitin e ardhshëm duhet të dalë bashkëpunim konkret, thotë Daniela Arsovska, kryetare LOE-së.

Forumi ekonomik tregtar, thekson Arsovska, është mundësi e mirë për këmbimin e njohurive dhe transferimin e përvojës lidhur me praktikimin e biznesit dhe mundësi për hapjen e perspektivave të reja dhe potencialit investues për kompanitë e Maqedonisë. Shumë e rëndësishme, theksoi, është që këtu janë prezente 1.000 kompani jo vetëm nga Kina por nga Evropa Qendrore dhe Lindore të cilat mes vete krijojnë mundësi për vendosjen e bashkëpunimit nga fusha e infrastrukturës, ndërtimtarisë, TI sektorit dhe turizmit.

Forumi tregtar ekonomik mbahet paralelisht me hapjen e Samtit  të shefave të qeverive të shteteve nga Evropa Lindore dhe Qendrore në Suxhou, mes të cilave edhe kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski.

Sipas Gruevski, drejtimet nga aktivitetet në Suxhaoi trasojnë mundësi të reja interesante me spektër të gjerë të bashkëpunimit dhe njëkohësisht e thellojnë bashkëpunimin e vendosur.

"Besojmë se çdo vend, pavarësisht nga madhësia e territorit të tij apo popullsisë, mund ta gjejë vendin e vet nën diellin e skenës ekonomike globale. Republika e Maqedonisë veçmë e njohu dhe e pranoi mundësinë e ofruar nga ana e Qeverisë së Republikës së Kinës për financimin e projekteve infrastrukturore në suaza të fondit të formuar kreditor me "Iniciativën e Varshavës" theksoi Gruevsku i cili shtoi se Maqedonia është vendi i parë i cili nënshkroi marrëveshje konkrete për shfrytëzimin e një pjese nga mjetet e parapara  për këtë rajon, të inplementuara në ndërtimin e dy akseve të reja  të autostradës të cilat për momentin janë në fazën e ndërtimit.

Kryeministri kinez Li Keçiang në fjalimin e tij e theksoi gatishmërinë për investime  të kompanive kineze, por edhe i bëri thirrje kompanive nga Evropa të hyjnë dhe të investojnë në tregun kinez si vend me mundësi të pakufizuara.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail