Përkohësisht janë mbyllur restorantet në leptokari dhe Mirkovc

Shkup, 15 qershor 2015 (MIA) - Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) i mbylli përkohësisht dy objektet hotelierike, në QT Leptokaria dhe në fshatin Mirkovc - Shkup, pasi që mori njoftim nga Qendra për shëdnet publik se në Klinikën për sëmundje infektive këtë fundjavë janë pranuar disa persona me simptoma të helmimit.

Pas kontrollit të zbatuar në bashkëpunim me inspeksionin sanitar me ç'rast janë marrë kampione nga ushqimi i cili është shërbyer dhe koprikulturë nga sipërfaqet e punës, AUV urdhëroi edhe pastrim të përgjithshëm, kryerje të dezinfektimit, si dhe udhëzim të të punësuarve në kontroll të jashtëzakonshëm sanitar.

"Vendimet për mbyllje të përkohshme të objekteve do të mbeten në fuqi derisa nuk konfirmohet siguria, përkatësisht nëse me kontrolle të sërishme nuk konstatohet se operatorët me ushqim kanë vepruar sipas udhëzimeve të dhëna nga ana e shërbimeve inspektuese për mënjanimin e parregullsive", kumtoi Agjencia.

Nëse konfirmohet se helmimi është shkaktuar në objektin adekuat, se infektimet rrjedhin nga ushqimi i cili është shërbyer në këto objekte apo nga sipërfaqe punuese të ndotura, në pajtim me dispozitat e Ligjit për siguri të ushqimit, operatorëve të ushqimit do t'u shqiptohet edhe dënim adekuat në të holla.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail