SHGM, SPGPM dhe IMM kërkojnë inkuadrim në bisedimet për mediat

Shkup, 26 nëntor 2015 (MIA) - Shoqata e Gazetarëve (SHGM), Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Medial (SPGPM) dhe Instituti i Maqedonisë për Media (IMM) sot protestuan para Klubit të gazetarëve për shkak të, ashtu siç kumtuan, mënyrës jo transparente të udhëheqjes së bisedimeve për mediat.

"Duan të vendosin për të ardhmen e gazetarëve pa pasur njohuri për interesat tona. Këtu vendoset nëse do të kemi  media të lira dhe profesionale ose të kontrolluara, makineri propaganduese në duart e partive politike", deklaroi kryetari i SHGM-së Naser Selmani.

Pyeti pse përfaqësuesit e katër partive politike kundërshtohen në përfshirjen e përfaqësuesve të gazetarëve dhe të mediave  në bisedat dhe çka është aq e frikshme në propozimet e tyre që nuk duan t'i ndajnë  me ne ose me opinionin.

"VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH kanë obligim para opinionit, jo para nesh, të sqarojnë se çfarë vendime dakordojnë për mediAt. Si gazetarë nga përvoja e dimë  se kur politikanët fshihen nga opinioni zakonisht punojnë për interesat e ngushta partiake dhe politike dhe nuk japin llogari për interesat e qytetarëve", tha Selmani.

U bëri thirrje përfaqësuesve të BE-së dhe SHBA-së, garantues të marrëveshjes së Përzhinos të mos lejojnë partitë politike pas shpinës së gazetarëve të dakordojnë vendime për mediat të cilat nuk janë në pajtim me standardet evropiane. Selmani paralajmëroi se pas kësaj proteste SHGM, SPGPM dhe IMM do ta analizojnë situatën dhe do të veprojnë  në mënyrë adekuate me të. Sipas tij,  ka ndonjë lëvizje në pozita por organizatorët medial dhe IMM  insistojnë në përfshirjen e tyre të tërësishme në negociata.

"Ne vetëm duam ta dimë se për çka bisedohet, cilat janë vendimet dhe të na jepet mundësi ne ta tregojmë mendimin tonë", tha Selmani.

Konsideron se deri nesër nuk ka shanse të dakordohen të gjitha çështjet dhe se nuk do të përfundojnë bisedat për çështjen e mediave. Ato, ashtu siç tha, kanë informata të caktuara për përmbajtjen e bisedave, por nuk duan ndonjë tjetër t'ua transmetojë ato informata.

"Duam vetë t'i dëgjojmë  dhe për atë insistojmë të jemi brenda", potencoi kryetari i SHGM-së.

Takimi i sotëm i grupit të punës i cili bisedon për reformat në media është anuluar për shkak të takimeve konsultative për përgatitje të propozimeve konkrete në lidhje me ligjet lidhur me mediat,  në bazë të diskutimeve të deritanishme me partitë politike dhe palët e prekura", citohet në deklaratën e shkruar të ekspertit belg Piter Vanhaute.

Këto propozime, ashtu siç sqarohet në deklaratë, do të diskutohen  në grupin punues  në ditët e ardhshme.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail