Projekte të qasshme falas për ndërtim të shtëpive

Shkup, 26 nëntor 2015 (MIA) - Projekte falas për ndërtim të shtëpive prej sot mund të merren nga Ministria e Transporti dhe Lidhjeve dhe nga ueb faqja www.mtc.gov.mk.

Me masën qeveritare mundësohet subvencionim prej 900 deri 2.000 euro përmes sigurimit të projekteve falas për ndërtimin e objekteve për akomodim.

"Projekt do të fitojë secili që është i interesuar dhe nuk ka kufizim në lokacionit për ndërtim,"informoi sot në konferencë për shtyp ministri dikasterial Vlado Misajlovski.

Përmes konkursit publik Ministria e Transporti ka gjetur zgjidhje ideore me projekt të përpiluar për gjashtë lloje objektesh me sipërfaqe të ndryshme.

"Bëhet fjalë për projekte të përpiluara të gatshme për shtëpi në të cilat janë vendosur të gjitha fazat e ndërtimit: statistikë, elektrikë., makineri dhe mbrojte zjarrfikëse. Projektet janë për ndërtim të shtëpive individuale me sipërfaqe prej 60, 80, 100, 120, 150 dhe 180 metra katrorë" tha Misajlovksi.

Krahas uljes së shpenzimeve për ndërtim, theksoi ministri, me këtë masë do të ulen afatet për nxjerrjen e lejes për ndërtim për shkak se projektin veçmë e di komuna që e ka dhënë lejen e ndërtimit.

"Kjo do të thotë se secili që dëshiron të ndërtojë shtëpi si shembull nga ky lloj, do të mund nga Ministria e Transportit të marrë projekt të gatshëm dhe me të të parashtrohet miratim për ndërtim. Vetëm investuesi do të duhet të përpilojë elaborat gjeodezik", sqaroi Misajlovski duke theksuar se ekziston edhe mundësi të bëhet korrigjim i projektit themelor varësisht nga dëshirat personale dhe nevojat e investuesit.

Sipas Misajllovski, me masën për subvencionimin e projekteve nuk dëshirojnë t'u bëjnë konkurrencë shtëpive projektuese, por t'u ndihmojnë qytetarëve të cilët dëshirojnë të kursejnë gjatë ndërtimit.

I pyetur nëse subvencionimi do të dedikohet edhe për projektin "Bli shtëpi, bli banesë" Misajlovski tha se me këtë projekt mund të ndërtohet shtëpi kudo.

"Mundësojmë secili që dëshiron të ndërtojë shtëpi t'i japim projekt të gatshëm. Paraprakisht secili që dëshironte të ndërtojë shtëpi  duhet të kërkojë nga shtëpitë projektuese t'i bëjnë projekt, ndërsa ne falas e japin. Nuk u bëjmë konkurtenxlë shtëpive projektuese, por atyre që nuk kanë mundur të bëjnë apo janë penguar këtë falas ua mundësojmë" tha Misajlovksi.

Rishikimi i projekteve për shtëpitë që e kërkoi Ministria, siç informon, ka treguar se janë bërë në pajtim me të gjitha standardet dhe parametrat ndërtimore.

Nga Ministria e Transportit planifikojnë të bëjnë projekte të ngjashme sepse ka pasur interes që prej paralajmërimit për subvencionimin nga ana e kryeministrit.

"Shumë njerëz u paraqitën në Ministri të cilët presin të ketë edhe shtëpi të mëdha me sipërfaqe të ndryshme, kështu që jam i bindur se do ta vazhdojmë projektin edhe në vitet e ardhshme" tha Misajlovksi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail