Mjegull në Strazhë, Pletvar dhe Mavrovë-Bunec

Shkup, 26 nëntor 2015 (MIA) - Për shkak të dukurisë së mjegullës, dukshmëria në Strazhë është pakësuar në 60-80 metra, në Pletvar 70-100 metra, ndërsa në Mavrovë-Bunec në 10-15 metra. Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet në rrugë vende-vende të lagështa.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizmit të vendosur rrugor. Vëmendje e posaçme nevojitet në akset të cilat kalojnë nëpër gryka malesh, posaçërisht në drejtimet rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Koçan - Dellçevë dhe Vinicë - Berovë, ku është e mundur paraqitja e dukurisë së shembjeve.

Prej 15 nëntorit hyri në fuqi obligimi ligjor për posedim të detyruar të pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit të ardhshëm.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail