LSDM: Është ulur shuma për rroga të sapopunësuarve në universitetet shtetërore

Shkup, 26 nëntor 2015 (MIA) - LSDM-ja opozitare pohon se Universiteti "Shën Cirili e Metodi" nga Minsitria e Financave përmes Minsitrisë së Arsimit dhe Shkencës ka marrë njoftim se për 10 milionë euro është ulur shuma e financave për rrogat për muajt tetor dhe nëtor të sapopunësuarve në grupin e parë me Ligjin për transformim të marrëdhënies së punës.

Petar Atanasov, kryetar i Komisionit për arsim i LSDM-së, në konferencën për shtyp tha se UCM ka marrë një njoftim të tillë më datën 2 të këtij muaji dhe se ulja ka të bëjë me të gjitha universitetet shtetëroer, edhe pse për punësimet Minsitria e Financave tashmë ka dhënë pëlqim.

"Vetëm në UCM në pajtim me këtë ligj duhet të transformohen në marrëdhënie të rregullt pune 317 persona. Qeveria para zgjedhjeve dëshiron të punësojë por për këtë nuk ka para në buxhet", tha Atanasov.

Pyeti se çka do të ndodhë edhe kur do të transformohet marrëdhënia e punës edhe e grupit të dytë në dhjetor, ndërkaq, siç tha, nuk do të marrin rrigë të janarit".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail