Vanhaute thirret në seancën e Komisionet anketues për përgjimet

Shkup, 27 nëntor 2015 (MIA) - Eksperti belg, Piter Vanhaute pritet sot në Kuvend të marrë pjesë në vazhdimin e seancës së Komisionit anketues për skandalin me përgjimet.

Kryetari i Komisionit, Petre Shilegov i LSDM-së dje tha se ka biseduar me Vanhaute dhe se ai do të vijë në seancë që të prononcohet lidhur me vendosjen gjegjësisht votimin e kryetarit të Komisionit në rast të numrit të barabartë të votave. Kjo është një prej çështjeve esenciale për të cilat anëtarët e Komisionit anketues nuk mund të dakordohen dhe ta sjellin rregulloren për punë.

Përfaqësuesit e grupeve të deputetëve në dy ditët e kaluara janë koordinuar për ta harmonizuar tekstin e Propozim-rregullores, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Dallime esenciale midis deputetëve të shumicës në pushtet dhe opozitës ka edhe për nenin 1 i cili ka të bëjë për atë se mbi cilat akte ligjore do të punojë Komisioni, lidhur me mënyrën dhe kohëzgjatjen e fjalimit të dëshmitarëve dhe për atë nëse ka transmetim të drejtpërdrejtë të kanalit kuvendor të seancave të Komisionit anketues.

Mospajtime në vazhdimin e djeshëm të seancës pati edhe lidhur me mënyrën e vendimmarrjes për anëtarët e Propozim-rregullores.

Eksperti belg Vanhaute ndërmjetëson në bisedat e katër partive VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH për dalje nga kriza politike në vend.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail