Në Shkup dje tetë aksidente, është lënduar një këmbësorë

Shkup, 27 nëntor 2015 (MIA) - Gjatë ditës së djeshme në rajonin e qytetit të Shkupit  nga ana e policisë së komunikacionit është kryer kontroll në gjithsej tetë aksidente.

Prej tyre, shtatë janë me pasoja të dëmeve materiale dhe një me pasojë  të lëndimeve trupore në të cilën lëndime më të lehta ka marrë një këmbësor.

Sektori për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor pran SPB Shkup do të mbajë punëtori edukative në rajonin e SH.F. "Rajko Zhonzifov" e cila gjendet në vendbanimin Pintija në rajonin e komunës së Kisella Vodës, ndërsa në suaza të parandalimit për kulturë komunikacioni në institucionet parashkollore do të mbajë punëtori edukative në kopshtin për fëmijë" Koço Racin" në rajonin e komunës Qendër.

Sot me fillim në orën 21 në QS "Boris Trajkovski" artisjta e estradës Tamara Dodevska do të mbajë koncert, ndërsa të dielën me fillim në ora 18 e 30 minuta në qendrën e njëjtë në suaza të Ligës së kampionëve do të mbahet ndeshje hendbolli mes Mertalurgut dhe Skrejn, Danimarkë. Me qëllim të zhvillimit pa pengesa dhe të sigurt të trafikut nga ana e policisë së komunikacionit do të ndërmerren masa adekuate për sigurimin e komunikacionit, ndërsa varësisht nga gjendja momentale edhe rikahëzim të trafikut. Nga policia rrugore apelojnë qytetarët që do të vijnë në koncert dhe në ndeshjen e hendbollit t'i respektojnë shenjat dhe urdhërat të cilat do të jepen nga ana e nëpunësve policorë të trafikut.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail