Ivanov në samitin për ndryshime klimatike COR21 në Paris

Shkup, 30 nëntor 2015 (MIA) - Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot do të marrë pjesë në hapjen e Samitit të 21-të për ndryshime klimatike SOR21, që mbahet në Paris prej sot e deri më 11 dhjetor.

Siç kumtuan nga kabineti presidencial, Ivanov do të mbajë fjalim në sesionin kryesor të segmentit të liderëve të Samitit për ndryshime klimatike. Samiti do të hapet në mënyrë solemne nga presidenti i Republikës së Francës Fransoa Oland dhe sekretari i përgjithshëm i KB-së, Ban Ki mun.

Në kuadër të samitit, presidenti i Maqedonisë do të marrë pjesë edhe në drekën e punës, të cilën e organizon presidenti i Francës Oland dhe ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Loren Fabius.

Në Samitin në Paris për ndryshime klimatike SOR21, pritet për herë të parë pas 20 vitesh negociata me KB-në, të miratohet marrëveshja ndërkombëtare obliguese ligjore për luftë kundër ndryshimeve klimatike, qëllimi i së cilës është ngrohja globale të mos jetë më e madhe se 2 gradë Celsius.

Në Samtin për ndryshime klimatike, pjesëmarrjen e konfirmuan rreth 150 shefa të shteteve dhe qeverive nga tërë bota, midis të cilëve presidenti i SHBA-së Barak Obama, kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministri britanik Dejvid Kameron, presidenti i Republikës Popullore të Kinës, Si Xhimping, presidenti i Federatës së Rusisë Vlladimir Putin, presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Egjiptit Abdel-Fatah el-Sisi, presidentja e Brazilit Dilma Rusef, presidenti i Afrikës Jugore Xhakob Zuma, kryeministri i Japonisë Shinzo Abe, kryeministri i Indisë Narendra Modi, shumë presidentë nga fqinjësia dhe rajoni, si dhe përfaqësues të lartë të BE-së, KB-së dhe organizata tjera ndërkombëtare.

Republika e Maqedonisë është vend-nënshkrues i "Konventës kornizë të KB-së për ndryshime klimatike" (UNFCCC) dhe të "Protokollit nga Kjoto". 

Në prag të pjesëmarrjes së presidentit Ivanov në Konferencën në Paris, në Kabinetin e tij u mbajt Seancë e Këshillit kombëtar për zhvillim të qëndrueshëm në të cilën presidenti Ivanov porositi se Republika e Maqedonisë angazhohet për miratimin e marrëveshjes klimatike ndërkombëtare, shkencore të përmbajtur dhe obliguese ligjore e cila do të përmbajë aktivitet për lehtësimin e pasojave nga ndryshimet klimatike dhe adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike.

Për sigurinë e pjesëmarrësve në samit kujdesen 15.600 policë dhe xhandarmeri, nga të cilët vetëm në Paris 6.300. Samiti mbahet vetëm njëzetë ditë pas atentateve të cilat e tronditën Francën dhe botën më 13 nëntor, kur e humbën jetën 130 persona dhe u plagosën 350.

Pas këtyre atentateve në Francë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme gjatë COP21, janë ndaluar të gjitha manifestimet publike dhe marshet, ndërsa disa elementeve radikale nga lëvizjet ekologjike u është shqiptuar kontroll gjyqësor me ndalesë që të shkojnë në Paris dhe ata duhet të paraqiten në polici tre herë në ditë.

Restrikcionet rreth organizimit të konferencës për klimën COP21 bëhen gjithnjë e më të mëdha. Pas paralajmërimit nga prefektura për ndalesën e shfrytëzimit të automobilave, mbylljen e autostradave dhe paralajmërimi që të shmanget shfrytëzimi i transportit publik, autoritetet e ndaluan shitjen e prodhimeve djegëse në të gjitha dyqanet në Paris dhe rajonin parisien.

Kjo ndalesë hyri në fuqi mbrëmë në mesnatë dhe do të zgjasë deri më 13 nëntor në mesnatë, kur përfundon konferenca.

Kjo ndalesë ka të bëjë me "gaset djegëse" si bombolat me butan dhe protan dhe prodhimet e naftës, si petrol për ngrohje.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail