AMERIT: Transportuesit të mos pranojnë transporte nga Turqia për në Rusi

Shkup, 30 nëntor 2015 (MIA) - Kamionët e transportuesve të Maqedonisë të cilët transportojnë mall që prishet nga Turqia për në Rusi ditën e katërt me rradhë qëndrojnë në kufi  dhe si duket nuk do t'i lëshojnë, informojnë nga Bashkësia ekonomike e interesit për transport rrugor Maqedonia komunikacion - AMERIT, të cilët e kanë refuzuar informatën nga ndërmarrjet e tyre të cilat qarkullojnë në atë relacion.

"Për kamionët që transportojnë mallra nga Maqedonia nuk kanë problem. Këshillojmë të mos pranohen transporte nga Turqia për Rusinë dhe të ketë kujdes gjatë transporteve tjera, përkatësisht preardhjes së mallit, që transportohet", informojnë për MIA-n nga AMERIT.

Në njoftim deri te anëtarët e tij, IMERIT informon se pas marrëdhënieve të prishura mes Turqisë dhe Rusisë  ditëve të fundit, kanë marrë informatë se Federata ruse ka filluar me praktikën e mospranimit të transporteve nën mbulimin e shpenzimeve të cilit do regjim tranzit të mallrave, të cilat vijnë nga Turqia.

"Sipas informatave jozyrtare që i kemi marrë nga terreni, të gjitha automjetet pa marrë parasysh kombësinë e tyre, të cilat kanë filluar transporte të mallrave nga Turqia për në Rusi dhe automjetet, që janë ngarkuar me mallra nga Turqia,  nuk u është lejuar shkarkim në territorin rus. Me qëllim që të shmangen problemet e padëshiruara,  për shkak të situatës së sapondodhur, ju njoftojmë se përderisa nuk marrin informata të reja për gjendjen në terren, të mos pranoni transporte nga Turqia për në Rusi dhe të keni kujdes gjatë transporteve tjera, prejardhjes së mallit i cili transportohet", thuhet në njoftimin e AMERIT deri te transportuesit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail