Reagim i LSDM-së në deklaratën e guvernatorit të BPRM-së

Shkup, 1 dhjetor 2015 (MIA) - LSDM përmes kumtesës ka reaguar në deklaratën e sotme të guvernatorit të BPRM-së  në të cilën ai bëri thirrje që partitë politike të mos i përziejnë bankat në betejat e tyre politike.

"Bankat e mëdha botërore para disa ditëve pranuan të blejnë letra me vlerë shtetërore  të dhëna nga Republika e Maqedonisë vetëm kur dhënia e tyre është nënshkruar nga ministri i Financave dhe nga ministri plotësues  i Financave. LSDM, sot  u përkujtoi bankave vendore të mos udhëhiqen nga vendimi politik i Komisionit Shtetëror Zgjedhor i politizuar, të cilës i skadon afati, por në bazë të ligjit, duke e ndjekur qasjen e bankave botërore me dhënien e euro letrës me vlerë", thuhet në reagim.

Sipas LSDM-së presion ndaj bankave dhe subjekteve afariste kryen pushteti i udhëhequr nga VMRO-DPMNE ndërsa për këtë, ashtu siç citon në reagim, opinioni e ka kuptuar përmes projektit "E vërteta për Maqedoninë".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail