Marrëveshje për realizimin e investimit të Montane grup në Bunarxhik

Shkup, 1 dhjetor 2015 (MIA) - Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë sot do të nënshkruhet marrëveshje me kompaninë italiane "Montane grup" për realizimin e investimit prej 10 milionë eurosh në zonën zhvillimore teknologjike-industriale Shkup 1 - Bunarxhik.

Para nënshkrimit të marrëveshjes, përfaqësuesit e "Montane grup" do të kenë takim me kryeministrin Nikolla Gruevski.

Kompania italiane "Montane grup" nga fundi i muajit korrik të vitit të kaluar paralajmëroi se do të investojë 10 milionë euro në Maqedoni dhe për fillim do të punësojë 100 njerëz. Fabrika në ZZHIT Shkup 1 do të prodhojë amortizues për trena dhe automjete në binarë, ndërsa janë planifikuar në vit të eksportohen mallra në vlerë prej 30 milionë eurosh.

"Montane grup" është kompania italiane multikombëtare me 2.300 të punësuar dhe qarkullim vjetor prej 800 milionë eurosh.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail