VMRO-DPMNE e dënoi deklaratën e Zaevit për mediat

Shkup, 1 dhjetor 2015 (MIA) - VMRO-DPMNE në reagimin në konferencën për shtyp të kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev kërkoi partia opozitare dhe lideri i saj "t'i lënë bankat dhe mediat dhe të ndalojnë me kanosjet drejt secilit që nuk e ndan destruktivitetin e tyre".

VMRO-DPMNE e dënon përpjekjen e sotme të Zoran Zaevit dhe LSDM-së, thuhet në reagim, për ta hequr lirinë e shprehjes duke i shpallur mediat si armiq dhe ta heqin lirinë e vendimmarrjes së pjesshme me kanosje dhe paralajmërime ndaj bankave të cilat do të merrnin pjesë në ankandin e bonove shtetërore".

Sipas VMRO - DPMNE-së, Zaev dhe LSDM-ja sot kanë manifestuar paturpësi dhe destruktivitet të paparë dhe janë përpjekur që t'u hakmerren bujqve, pensionistëve, rasteve sociale dhe kategorive të tjera të qytetarëve përmes involvimit të drejtpërdrejt në politikën afariste të bankave.

"Ata u janë kanosur bankave se duhet ta ndjekin diktimin e Bihaqka pasi që partia ka pasur në të ardhmen edhe mekanizma të tjera se si të ndikojë mbi punën e tyre", thekson VMRO-DPMNE në reagimin për konferencën për shtyp të kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev.

VMRO-DPMNE vlerëson se LSDM funksionon vetëm me maksimën "sa më keq për shtetin dhe qytetarët, aq më mirë për LSDM-në". Republika e Maqedonisë, thekson VMRO-DPMNE, është vendi i katërt me detyrim më të ulët në Evropë dhe para hyrjes së LSDM-së në pushtet nuk kanë ekzistuar kurrfarë problemesh gjatë pagesës së obligimeve të shtetit ndaj të gjitha grupeve të qytetarëve.

"Zoran Zaev vendosi ministra dhe zëvendësministra në pesë dikastere dhe qytetarët menjëherë e shohin dallimin. Bllokada, probleme dhe destruksion. Kjo është LSDM-ja. Multimilioneri, Zoran Zaev dhe LSDM sot i zbuluan qëllimet pas propozimit fashist të Ligjit për media. Mediat ishin armiq të Zaevit dhe LSDM-së dhe prandaj partia është dashur të merret me ta. E turpshme dhe e pahijshme", thuhet në reagim.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail