Lute: NATO nesër nuk do të marrë vendim vetëm për Malin e Zi, por edhe për Maqedoninë, Bosnjën dhe Gjeorgjinë

Bruksel, 1 dhjetor 2015 (MIA) - Ministrat e punëve të jashtme të vendeve-anëtare të NATO-s, në mbledhjen e nesërme të Këshillit Veriatlantik pritet të marrin vendim pozitiv për dërgimin e ftesës për anëtarësim të Malit të Zi në organizatën më të madhe ushtarako-politike në botë. Por, siç njofton korrespondenti i MIA nga Brukseli, në konferencën e mbrëmshme për shtyp në Bruksel me rastin e mbledhjes së nesërme, ambasadori amerikan në Aleancën Veriore, Dagllas Lute bëri të ditur se nesër do të bisedojë në përgjithësi për politikën e dyerve të hapura të NATO-s dhe se në atë pikëpamje jo vetëm për Malin e Zi, por do të bisedohet edhe për Maqedoninë, Bosnjë e Hercegovinën dhe Gjeorgjinë, gjithashtu janë kandidatë për anëtarësim.

"Tani, pa marrë parasysh vendimin për Malin e Zi, ekzistojnë edhe tre vende të tjera, të cilat janë në qasjen aspiruese ose nëse dëshironi, vendet që janë prononcuar me qëllime të qarta që të kyçen në NATO. Mendoj se ministrat do të bisedojnë për progresin edhe me këto tre vende të tjera aspirante. Ato janë Gjeorgjia, Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia. Sesioni i parë i mbledhjes së nesërme ministrore të NATO-s është për politikën e dyerve të hapura, theksoi ambasadori i SHBA-së në Aleancë, Dagllas Lute.

Siç dihet, shefat e diplomacive të vendeve-anëtare të NATO-s edhe krahas kundërshtimit të butë të Francës, pritet që nesër t'i bëjnë ftesë për anëtarësim Malit të Zi për shkak të interesit gjeostrategjik, edhe pse ky vend është në krizë të thellë politike dhe nuk plotëson pjesë të madhe të kritereve politike për anëtarësim në organizatën më të madhe ushtarako-politike në botë. Kjo ftesë pritet të realizohet në anëtarësim të malazezëve në NATO deri në Samitin e Aleancës në Varshavë në qershor të vitit të ardhshëm, me qëllim që zgjerimi të mos jetë temë e Samitit, sepse kështu do të duhet sërish të merret vendim për pranim të Maqedonisë.

Shteti i Maqedonisë i plotëson të gjitha kushtet që të bëhet anëtare e NATO-s që nga viti 2008, kur sipas konkluzionit të Samitit të Aleancës në Bukuresht, Maqedonia do të hyjë në NATO "pasi që do të zgjidhet problemi për emrin e shtetit me Greqinë".

Pikërisht për shkak të vetos greke të hyrjes së Maqedonisë në NATO, Aleanca shmang temë të zgjerimir në samitet zyrtare, kështu që pranimi i Malit të Zi pritet të ndodh para Samitit të ardhshëm në Varshavë, për shkak që me aktvendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nga Haga në vitin 2011, Greqia nuk guxon ta bllokojë anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail