NATO: U konfirmua ftesa e kushtëzuar nga Bukureshti për Maqedoninë

Bruksel, 2 dhjetor 2015 (MIA) - Ministrat e punëve të jashtme të vendeve-anëtare të NATO-s në kuadër të Këshillit verilatlantik (NAK) sot e konfirmuan politikën e "dyerve të hapura" të Aleancës dhe e konfirmuan ftesën e kushtëzuar për anëtarësimin e Maqedonisë nga Samiti në Bukuresht, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

"E përsërisim përkushtimin e fuqishëm të NATO-s në integrimet euroatlantike të IRJM-së. Ne e vlerësojmë kontributin e saj të palëkundur për operacionet tona dhe përkushtimin e saj shtesë për operacionet tona dhe përkushtimin e saj shumëvjeçar të procesit të inkuadrimit në NATO. Ne e konfirmojmë vendimin tonë të Samitit në Bukuresht në vitin 2008, ndërsa të përsëritur në samitet e njëpasnjëshme, se NATO-ja do t'i dërgojë ftesë IRJ të Maqedonisë menjëherë pasi do të arrihet vendim i përshtatshëm i përbashkët për çështjen për emrin në kuadër të KB-së. Ne vazhdojmë t'i intensifikojmë përpjekjet tona drejt atij qëllimi", theksohet në deklaratën e NATO-misioneve, në pjesën për Maqedoninë.

Në konkludimet nga takimi i sotëm, NATO-misionet theksuan se e konfirmojnë përkushtimin e politikës në dyer të hapura në pajtim me nenin 10 nga Marrëveshja e Uashingtonit, siç kohë më parë u arrit nga ana e shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve-anëtare në Samitin në Uells.

"Raundet e njëpasnjëshme të zgjerimit e përmirësuan sigurinë tonë. Integrimi euroatlantik, gjithashtu i nxit reformat dhe kujdeset për stabilitetin që është i nevojshëm për prosperitet. Dera e NATO-s është e hapur për të gjitha demokracitë evropiane të cilat i ndajnë vlerat e Aleancës tonë dhe të cilat dëshirojnë dhe kanë mundësi t'i ndërmarrin përgjegjësitë dhe obligimet për anëtarësi dhe të cilat kanë në pozitë për t'i përparuar parimet nga Marrëveshja e Aleancës, gjegjësisht përfshirja e të cilëve do të kontribuojë për sigurinë në sferën veriatlantike. vendimet për zgjerimin janë për samtin e NATO-s", theksohet në deklaratën nga takimi në Bruksel në të cilin edhe zyrtarisht është dërguar ftesë deri te Mali i Zi për anëtarësim në Aleancë.

Në pikëpamje të Maqedonisë, shefat e diplomacive të vendeve-anëtare të NATO-s, sot gjithashtu miratuan një konkludim se për shkak të shqetësimit në lidhje me ndodhitë e fundit politike në vend, u bëjnë thirrje të gjitha palëve ta respektojnë dhe të vazhdojnë me zbatimin e marrëveshjes nga muaji qershor-korrik, që u lehtësua nga ana e BE-së. Aleanca pret edhe mbajtje të zgjedhjeve të lira dhe korrekte vitin e ardhshëm, që, siç theksohet "do të jetë reper i rëndësishëm për këtë proces, të cilin ne do të vazhdojmë ta ndjekim me kujdes".

"Ne i nxisim përpjekjet e intensifikuara për kompromis dhe reforma politike, veçanërisht për sigurim të dialogut efektiv demokratik, qeverisje të së drejtës, liri të mediave dhe pavarësi të gjyqësisë. Ne, gjithashtu, vazhdojmë t'i nxisim përpjekjet e mëtutjeshme për ndërtimin e një shoqërie tërësisht funksionale multietnike në bazë të tërë implementimit të Marrëveshjes së Ohrit. Ne i nxisim angazhimet e mëtutjeshme për zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore", theksohet në këtë paragraf të NATO-s për Maqedoninë, i cili u soll në insistim të Shqipërisë dhe Bullgarisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail