Jolevski: Punojmë intensivisht për ftesën për në NATO

Shkup, 2 dhjetor 2015 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski sot ia uroi Malit të Zi ftesën për anëtarësim në NATO dhe shfaqi bindje se ftesa për Republikën e Maqedonisë do të vijë së shpejti, për çka, theksoi, po punohet intensivisht.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve nëse me anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, Maqedonia do të mbetet e vetmja e izoluar në rajon, edhe pse i përmbush të gjitha kriteret e mundshme, Jolevski decid se Maqedonia do të vazhdojë në rrugën për integrimin e plotë në Aleancë.

"Republika e Maqedonisë i përmbushi kushtet për të marrë ftesë për anëtarësim të barabartë në Aleancë që në vitin 2008 në Samitin e Bukureshtit, por, për shkak të pengesës së njohur, ne ende nuk mund ta marrim ftesën", deklaroi Jolevski pas mbjelljes së sotme të fidaneve në rajonin e Qendrës ushtarake mjekësore në Shkup.

Ai përkujtoi se dje në Kuvendin e RM-së mori vendim për rotacion të ri të pjesëtarëve të ARM-së në misionin paqësor "Mbështetja e vendosur" në Afganistan, me çka, theksoi, tregojmë se jemi tërësisht të përkushtuar në këtë proces.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail