BDI përshëndetë ftesën e NATO-s për Malin e Zi

Shkup, 2 dhjetor 2015 (MIA) - Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndetë vendimin e Aleancës Veriatlantike – NATO, për pranimin e Malit të Zi në gjirin e saj.

"Vlerësojmë se kjo është rruga më e drejtë dhe më e sigurtë për të gjithë popujt e rajonit, për të pasur paqe dhe stabilitet afatgjatë. Republika e Maqedonisë disa herë është duke e humbur këtë shans, për shkak të kontestit të pazgjidhur të emrit me Greqinë", thuhet në kumtesën e BDI-së.

Megjithtë, Bashkimi Demokratik për Integrim edhe më tej do të japë kontributin e saj të parezervë, drejt zgjidhjes sa më të shpejtë të këtij kontesti, në mënyrë që edhe vendi ynë të bëhet pjesë e kësaj aleance të madhe politiko-ushtarake.

"Për ne, integrimi i Maqedonisë në NATO dhe BE mbeten prioritete kryesore, pa të cilat nuk mund të ketë perspektivë demokratike në vend dhe rajon", thuhet në fund të kumtesës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail